Copëtoi viktimën dhe i dërgoi pjesët në zyrat e partive
Një aktor porno nga Kanadaja është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka vrarë një person dhe copat nga trupi i tij ua ka dërguar zyrave të partive politike.
Luka Rocco Magnotta dyshohet se është arratisur nga Kanadaja. Ai është futur në listën e Interpolit.
Sipas BBC, Magnotta i ka postuar të martën një këmbë njeriu zyrës së kryeministrit Stephen Harper, kurse një dorë njeriu e dërgoi në zyrat e Partisë Liberale.
Një nga këshilltarët e kryeministrit hapi pakon dhe mbeti i shokuar. Një zëdhënës i partisë tha se ishte diçka e tmerrshme. Dyshohet se viktima është rreth të 30-ave. Ka po ashtu dyshime se Magnota ka qenë në lidhje me viktimën.
I dyshuari për këtë krim horror luante në filma porno si aktor biseksual.
Në vitin 2010 ai pati postuar online një video ku shfaqej duke mbytur dy mace.