Gjen unazën e humbur 4 vjet më parë
Necia Rasmussen humbi unazën e saj të martesës me diamant 4 vjet më parë. Pas disa muajsh kërkime ajo i humbi shpresat për ta gjetur dhe bleu një tjetër për ta zëvendësuar, pavarësisht se i mungonte shumë unaza e saj e parë.
Por fati e deshi që fillimin e kësaj jave ajo të rigjente unazën platin me gur diamanti të prerjes Princess që e humbi në bregun e një liqeni në Idaho. Unaza u gjet nga një grua që kishte dalë me kajak në liqen, transmetonte AS njoftimin.
Rasmussen, 34- vjeç shpërtheu në lot kur unaza iu kthye pasi ajo bëri një përshkrim të detajuar e madje dha edhe një foto të bizhusë.
Rasmussen e humbi unazën në liqenin Rigby Lake, në afërsi të ujëvararave të Idahos pasi e kishte hequr më parë për të lyer me krem kundër diellit fëmijët e saj.
Humbja ishte e hidhur për 34- vjeçaren pasi ajo nuk kishte shumë që ishte vënë në dijeni se bashkëshorti i saj Heber, do të shkonte në Irak me shërbim. Ai kishte zgjedhur atë unazë platini për të, e ngjashme me unazën që babai I kishte dhuruar nënës së tij, dhe që për ironi të fatit edhe ajo e kishte humbur dhe e kishte rigjetur pas 3 dekadash.