Bashkohet me familjen pas 34 vjetësh falë Facebook-ut
Susan Ardron emigroi në Afrikën e Jugut në vitin 1975 dhe ndërpreu çdo lidhje me familjen e saj pak vite më vonë. Ajo kishte pësuar një aksident të rëndë automobilistik që i kishte shk
aktuar humbje të kujtesës, por që familjarët besonin se kishte gjetur vdekjen.
Por, 34 vjet më vonë, teksa kujtesa po i rikthehet gradualisht, ajo ka habitur vëllezërit e motrat duke i kontaktuar nëpërmjet rrjetit social, Facebook, transmeton AS njoftimin. Susan jeton ende në Afrikën e Jugut dhe familja tek e cila qëndron në Johannesburg e ndihmoi të gjente të familjarët e saj në Rotherham, South Yorkshire.
Susan emigroi drejt Afrikës së bashku me bashkëshortin e saj dhe 4 fëmijët (që u kthyen në Britani pas ngjarjes). Duke mos pasur asnjë informacion, të afërmit u munduan ta gjenin nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera, por në këtë kohë, ajo nuk mbante mend asgjë e i referohej vetes me emrin Katie.