Suedezja Lena Paahlsson mori dhuratën më të bukur të vitit të ri, pasi gjeti unazën e saj të kurorëzimit martesor 16 vjet pasi e kishte humbur në mesin e karotave që i kultivon në kopsht.Ajo e kishte humbur unazën e saj nga ari të bardhë në vitin 1995 në shtëpi dhe pavarësisht përpjekjeve për ta kërkuar nuk arriti asnjëherë ta gjente.Çudia ndodhi para pak ditësh, kur ajo shkoi në kopsht që të nxjerrë karotat e mbetura para rënies së dëborës dhe në atë moment në njërën prej tyre gjeti unazën e saj të martesës.Lena mendon se unaza e saj ka rënë para 16 vjetësh në lavaman, që ishte plot me lëvore patatesh. Ato lëvore më vonë u janë dhënë si ushqim dhenve, kurse ndonjëra nga to sipas të gjitha gjasave e ka përpirë unazën që më pastaj në formën e plehut ka arritur në kopsht.“Unazën nuk po mund ta vë në të njëjtin gisht, por do ta zgjeroj pak dhe nuk do ta heq më kurrë nga gishti”, tha Lena.
________