Vendi sekret ku mund të fshehni paratë
Është verë dhe sigurisht pjesa më e madhe e njerëzve largohen nga shtëpia për pushime, por me merakun për sigurinë e banesës.
Nëse doni të jeni të qetë dhe të mos mendoni asnjëherë për sigurinë e shtëpisë ndonëse jeni larg, atëherë duhet të tregoheni jo vetëm të kujdesshëm por edhe të zgjuar për të gjetur vendet më sekrete në të gjitha orenditë shtëpiake.
këtë galeri me imazhe, mund të shihni qartazi sesi mund të sistemoni paratë tuaja duke i fshehur ato në mënyrë perfekte, jo vetëm nga hajdutët por edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes.
Zgjidhni një derë si imazhi i publikuar në këto foto, e hapni dhe veproni njësoj sipas figurës.
Në fillim zhvidhosni vidën që ndodhet në pjesën e sipërme të derës e më pas hapni tapën metalike dhe vendosni brenda paratë.
Pasi të keni kryer këtë veprim, e mbyllni sërish tapën metalike dhe e vidhosni sërish.
Një tjetër këshillë, nëse dilni nga shtëpia gjithnjë i mbyllni dyert dhe dritaret, edhe pse është pak vapë, kjo nuk ka shumë rëndësi.
Nëse niseni për pushime, njoftoni vetëm pak person, sidomos ata që keni më tepër besim. Sa më pak persona të jenë të informuar për ikjen tuaj, aq më mirë është.
Evitoni mungesën tuaj në rrjetet sociale, sepse hajdutët janë gjithandej.
Një kopje të çelësave i lini tek komshiu i besuar ose tek nëna, vjehrra juaj pasi do të largoheni dhe mund të komunikoni me ta për të qenë më të sigurt për shtëpinë.
Evitoni hapjen e derës të panjohurve, edhe nëse ata shfaqen si policë, nëse dëshirojnë të flasin, atëherë mund të komunikojnë nëpërmjet citofonit.
Në fund, pasi shtëpia juaj të jetë siguruar ashtu sikurse edhe paratë, jeni gati për pushime fantastike.