Kinë, ushtria në luftë me...
Ushtria kineze, e njohur për stërvitjen dhe disiplinën e saj të rreptë, ka zbritur në fushën e betejës për të luftuar kundër armikut, por jo një armiku dosido.
Bëhet fjalë për një koloni grenxash, që sipas shtypit lokal, në fshatin Tsx Uan Jen po terrorizon popullsinë vendase.
Banorët e fshatit nuk kanë arritur të shkatërrojnë folenë, pavarësisht se i kanë provuar të gjitha mjetet dhe insektet kanë arritur të vrasin edhe një prej tyre.
Për këtë arsye, qeveria kineze ka zbritur në fushë këmbësorët, të cilët, të pajisur me flakëhedhës, kanë hipur në pemë dhe brenda 10 minutave kanë kthyer në hi folenë e grenxave.