Sonda hapësinore MRO (Mars Reconnaissance Orbiter) ka zbuluar një vrimë të madhe prej disa metrash .
Një grup, kërkuesish të NASA, që merret me zbulimet e kryera nga CTX (Context Camera), një nga fotokamerat e montuara mbi sondën hapësinore MRO (Mars Reconnaissance Orbiter) për vëzhgimet e Marsit, ka zbuluar një vrimë të madhe prej disa metrash: bëhet fjalë për një krater në të cilën vërehet një njollë shumë e errët.
Vrima në Mars është zbuluar rastësisht nga imazhet e kapura në bordin e MRO, që gjendet aktualisht në Mars. Duket në fakt se është një hapje e një e një shpelle të nëndheshme, e ndriçuar pjesërisht në të djathtë të imazhit. Hyrja ka një diametër prej rreth 35 metrash dhe kompleksi duket se është formuar nga një seri llavash të vullkanit Pavonis Mons.