Agjensia amerikane e hapesires, NASA, thote se planeti Mars mund te kete mbeshtetur forma fillestare te jetes ose mikro-organizma. Keto te dhena vijne nga analizat e mostrave te para, si kurre ndonjehere, te pluhurit te gureve ne Mars, te kryera nga sonda Curiosity.
NASA thote se ka prova te reja se Marsi dikur mund te kete mbeshtetur jeten mikro-biologjike.
Sonda e NASA-s, Curiosity, ka shpuar ne nje shkemb, prane nje zone qe duket si shtrat i nje lumi te lashte ne planetin e kuq, dhe ka analizuar mostren e pluhurit te nxjerre nga brendesia e shkembit.
Shkencetaret thone se mostrat e marra ne gjirin marsian Yellowknife permbajne disa elemente kimike kyc per jeten, duke perfshire oksigjen, hidrogjen dhe karbon.
Drejtori i programit per kerkime ne Mars, Michael Meyer, e shpalli kete zbulim te marten ne seline e NASA-s ne Uashington.
"Marsi eshte nje mjedis i lashte me elementet e duhura. Mineralet tregojne se dikur planeti i kuq ka qene nje mjedis thuajse neutral me uje pak te kripur, me te gjitha parakushtet per te mbeshtetur jeten - mjedis i banueshem"
Shkencetaret thone se guret marsiane tregojne deshmi te periudhave te shumta ne kushte te lageshtires. Mineralet argjilore, te cilat tregojne se uji dikur ka qene i pranishem, ndodhen ne mostren e analizuar.
Tani, sonda Curiozity eshte duke eksploruar ne thellesi, ne nje grope 150-kilometra te gjere e quajtur Krateri Gale. Sonda do te eksploroje pastaj nje koder marsiane e quajtur Mali Sharp. Sonda Curiosity zbarkoi ne planetin Mars ne muajin gusht per nje mision dy-vjecar, qe kushton rreth 2.5 miliarde dollare, per te eksploruar planetin e kuq, por sonda nuk eshte pajisur per te kerkuar per mikro-organizma te cilat mund te jetojne ne Mars sot ose fosilet e atyre qe jane zhdukur.
Shkencetaret besojne se Marsi dikur ishte nje mjedis i ngrohte dhe i lagesht para se te kthehej ne nje shkretetire ngrice.