“Curiosity” sjell pamjet e para nga planeti Mars, befasuese!
Mjeti eksplorues “Curiosity” u ul në planetin Mars. NASA njoftoi se ka marrë një sinjal nga “Curiosity”, pas një rënie “dramatike” në atmosferën marsiane. “Curiosity” ka dërguar tashmë pamjet e para nga sipërfaqja e Marsit. Anija do t’i nënshtrohet një varg kontrollesh para se të mund të nis misionin e saj mbi sipërfaqen e planetit të kuq. Në momentin kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës në formën e organizmave mikroskopikë. Administratori i NASA-s, Çarlls Boulldën, shpjegoi në një konferencë për media qëllimin e misionit të “Curiosity”. “Sot, rrotat e “Curiosity” kanë nisur të gjurmojnë për gjurmët njerëzore në Mars. ‘Curiosity’ – mjeti më i sofistikuar eksplorues që është ndërtuar ndonjëherë, tani gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq ku do të synojë t’u përgjigjet pyetjeve dhjetëra- vjeçare, se “a ka pasur ndonjëherë jetë
në Mars, apo nëse do të mund të zhvillohej jeta në planet në të ardhmen”, tha ai.