CO2 i tepërt do të mbulojë Afrikën me pyje
Savanat e Afrikës do të jenë pyjet e para që do të pësojnë ndryshime të mëdha gjatë këtij shekulli për shkak të teprisë së dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë, dhe kjo do sjellë mbulimin e kontinentit të zi.
Një studim i kryer së fundi ka dalë në përfundimin se disa nga zonat më të mëdha të savanave në Kontinentin Afrikan, përveç sipërfaqeve me barë, do të kthehen në pyje të larta deri në fund të këtij shekulli, transmeton Starti njoftimin.
Studimi, që është kryer nga bashkëpunimi mes Qendrës së kërkimeve klimatike dhe biodiveristetit e Qendrës univeristare “Goethe” në Frankfurt, thotë se tepria e CO2 në tokë do të sjellë mbulimin e shumicës së Afrikës me pemë të rritura.
Kur CO2 në ajër dhe tokë arrin një dendësi të caktuar, ai detyron pemët që të rrisin madhësinë e tyre (lartësi dhe gjerësi), por edhe të shtohet mbirja e bimëve të reja.
Ky ndryshim në do të ndodhë edhe në kontinentet e tjera, por do të jetë shumë i ngadaltë, për arsye se edhe temperaturat janë më të ulta.
Studimi zbuloi se vendet ku temperatura rritet dhe ndryshimet klimatike ndodhin shpejt, për shembull në qendër të Afrikës Jugore, mund të kthehen në zona pyesh brenda këtij shekulli.
Edhe pse studiuesit janë të shqetësuar për përshpejtimin e këtij procesi që në vetvete është normal, sërish kjo nuk shihet si diçka negative, sepse pyjet që do të shfqaqen do reduktojnë goditjen e biosferës nga ngrohja globale.