Nathan Podmore dhe Dave Richards janë dy zhytës shumë me fat. Por mund të thuash edhe trima, pasi u përballën me një peshkaqen të bardhë, 4 metra të gjatë.
Ata ndodheshin në brigjet perëndimore të Australisë, por eksplorimi i tyre në thellësitë e detit nuk ishte aspak i këndshëm kur rrugën ia preu një peshkaqen, i cili po i bënte sehir.
Momentet dramatike të dy zhytësve janë rregjistruar në videon e mëposhtme nga një kamera që një prej zhytësve kishte vendosur në kokë. Pas minutave të panikut, vjen gjakftohtësia. Pasi pritën se mos peshkaqeni largohej, gjë që s’ndodhi, një prej zhytësve qëlloi me shtizë përbindëshin e detit. Ky sulm mesa duket, e trembi peshkaqenin dhe u largua.
Dy të rinjtë iu drejtuan me shpejtësi varkës dhe ndjeheshin fatlumë që kishin shpëtuar nga dhëmbët e peshkaqenit të bardhë.
Për më shumë, ndiqni videon që ka bërë xhiron e botës. /alb-observer/