Kur NASA publikoi fotografin të cilën ju shikoni, shumë shkencëtar apo studiues, nxituan të thoshin dhe ta interpretonin atë si një lojë të natyrës, ndërsa një pjesë tjetër, si studiues, astronom, gjeolog, fizikanë etj, pohuan si ishte një tentativë e fuqishme e NASA-s për të zbuluar të vërtetën!
Kjo fotografi është bërë nga HiRISE (High Resolution Imaging Science Experiment), e cila mbart kamerën më të fuqishme të dërguar ndonjëherë në hapësirë. Sidoqoftë, ju mund të shihni fare qartë se në imazhin e saj duket një pllajë, e planetit të Kuq, Marsit, e cila është e mbuluar me… pemë!
Sado me kujdes të shikohet kjo fotografi, të cilën falë aftësisë së mrekullueshme të satelitit hapësinorë të NASA-s, i cili ndodhet aktualisht në orbitën e planetit të kuq, çdo kush mund të vërej pemë halore në pllajën dhe kodrinat e marsit!
“Iluzion optik”, thotë NASA!
Sigurisht që e merrni me mend se çdo të ndodhte pas një zbulimi të tillë! Pasi do të hapej rruga për jetën e jashtëtokësorëve dhe për planetët e tjerë të cilët mund të mirëpresin jetë njerëzore në të ardhmen. Por, sipas NASA-s, ajo çka ne shohim nuk është asgjë tjetër veçse një Iluzion!
Një bukuri e veçantë unike në pllajë najë të cilat reflektojnë si “pemë”, janë në fakt gjurmët e mbeturinave, të krijuara nga rrëshqitjet e tokës, kur akulli shkrihet në Mars në pranverë.
Siç shpjeguan shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore, fotografia paraqet duna rëre të mbuluar nga një shtresë e ngrirë tepër e hollë të dyoksidit të karbonit, ose akulli të ngirë, që ndodhet rreth 400 klm, në jug të polit të veriut të këtij planetit. Kur dyoksidi i ngrirë shkrin, krijon Iluzionin e pemëve në planetin e kuq.
Ky është shpjegimi i dhënë nga NASA, ndërsa se çfarë mund të besoj çdo kush për të, kjo është e drejtë e pa kundërshtueshme dhe një çështje më vete!