Në një ditë, kur parashikimet për fundin e botës u hodhën poshtë, Nasa solli lajme më të mira për Tokën. Një asteroid, i cili mendohej se do të përplasej me planetin tonë, nuk përbën më rrezik. NASA u shpreh se pasiguritë e mëparshme për orbitën e asteroidit, e njohur si 2011 AG5, bënë që një mundësi mjaft e vogël mund të godasë Tokën në shkurt të vitit 2040.
Për tu siguruar se cfarë mund të ndodhë me asteroidin në të ardhmen, NASA bëri thirrje që të bëheshin më shumë vëzhgime. Astronomë nga Universiteti i Hauajit, në Manoa, ndërmorën një përgjegjësi të tillë dhe u përpoqën ta vështronin asteroidin disa ditë në tetor. Sipas studimeve të Nasa rreziku i përplasjes në vitin 2040 u eleminua. Në bazë të studimeve të reja, pozicioni i Tokës në shkurt të vitit 2040, nuk bën pjesë në rrugët e ardhshme të asteroidit.