Imazhe tronditëse vijnë nga Kina duke lënë të nënkuptohet prezenca e UFO-ve në planetin tonë… Bëhet fjalë për një aksident të pashpjegueshëm që ka ndodhur më një avion të linjës “Air China” I cili ka kryer nje ulje emergjente, pasi piloti ka ndjerë nje përplasje te fuqishme në lartësinë 26,000 metra. Në foto duket pjesa ballore e avionit e shtypur ndërsa edhe pse zyrtarët e linjës ajrore kanë refuzuar deri më tani të japin shpjegime lidhur me dëmet, ekspertët e disqeve fluturuese thonë se objekti mund të kenë qenë UFO-t.
Fillimisht dyshohej se avioni ishte përplasur me ndonjë masë të madhe zogjsh, por kjo teori u rrëzuan menjëherë, pasi nuk ekziston asnjë lloj zogu që fluturon në lartësinë 8 mijë metra. Pista e dyte ishte ajo e përplasjes me një avion spiun pa pilot. Këtu ka ende vend për hetime, por ekspertët thonë se nëse do të ishte një përplasje e tillë, në trupin e avionit të pasagjerëve do të gjendeshin copëza mikroskopike të mjetit tjetër, gjë që ka rezultuar negative. Kështu qe shanset me te mëdha jane qe avioni “Boing 757” te jete përplasur me një UFO megjithëse pa prova më bindëse, kjo do te ngelet një nga përplasjet me misterioze të avionëve në ajër.