Astronomët e NASA kanë deklaruar se galaktika më e afërt, Andromeda, është në një kurs përplasjeje me galaktikën tonë.
Kjo nuk eshte dicka qe cdokush qe eshte i gjalle sot duhet te shqetesohet, galaktika Andromeda eshte mbi 2.5 milion vite drite larg dhe nuk do te arrije te ne edhe per 4 miliard vite te tjera. Kur te dyja galaktikat te takohen mendohet se per shkak te distances se yjeve nuk do te kete nje perplasje direkte, por nje ngaterrim orbitash.
“Pas gati nje shekull spekullimesh ne lidhje me fatin e ardhshem te Andromedes dhe Rruges se Qumeshtit, ne tashme kemi nje tablo te qarte sesi ngjarja do te ndodhe ne miliarda vjetet e ardhshem,” tha Sangmo Tony Sohn.
Astronomet e NASA kane njoftuar te Enjten se tani mund te parashikojne me siguri ngjarjen tjeter te madhe kozmike qe do te ndikoje galaktiken tone, diellin dhe sistemin tone diellor: me perplasjen titanike te galaktikes tone Rruga e Qumeshtit me galaktiken fqinje Andromeda.