Galaktika jonë do të ndeshet me Andromedën fqinje
Galaktika Andromedamomentalisht është e larguar 2,5 milionë vite të dritës nga Rruga e Qumështit, por në mënyrë të pashmangshme është duke na u afruar, ndërsa goditja do
të ndodhë pas 4miliardë vjetësh. Goditja kataklizmike e galaktikës sonë Rruga e Qumështit dhe Andromedës fqinje nuk mund të shmanget, por do të ndodhë pas
katër miliardë vjetësh, ka deklaruar ditë më parë Agjencia hapësinore amerikane, NASA.
“Modeli ynë në mënyrë statistike i përshtatet përplasjes së drejtpërdrejtë tëAndromedës dhe Rrugës së Qumështit”, ka thënë në konferencë për shtyp, Roeland van der Marel,
astrofizikani i "Space Telescope Science Institute" në Baltimore.
Ky është konkludimi i matjes së shpejtësisë dhe i drejtimit të trajektores së Andromedës, procesit kompleks të kryer duke iu falënderuar teleskopit hapësinor, Hubble.
Andromeda, të cilën e quajnë M31, momentalisht është e larguar 2,5 milionë vite të dritës (një vit i dritës ka 9.460 miliardë kilometra) nga Rruga e Qumështit, por është duke iu afruar në mënyrë të pashmangshme. Kjo tërheqje është pasojë e forcës së gravitacionit të dy galaktikave dhe materies së zezë që i rrethon.
“Pas gati një shekulli të tërë të supozimeve në komunitetin shkencor për fatin e Andromedës dhe fqinjit të saj, Rrugës së Qumështit, më në fund kemi pasqyrë të qartë për rrjedhën e atyre ngjarjeve në hapësirë për një miliard vitet e ardhshme”, ka thënë Sangmo Tony Sohn nga ky institut.
Edhe pse Andromeda i afrohet galaktikës sonë dymijë herë më shpejt, do t’i duhen katër miliardë vjet për t’u ndeshur me rrugën e qumështit. Përveç kësaj, do të duhen edhe dy miliardë vjet të tjera që galaktikat të bashkohen tërësisht.
Nga ato do të krijohet një galaktikë në formë eliptike, forma më e zakonshme në hapësirën afër nesh, kanë shpjeguar astronomët. Dielli në galaktikën e re do të jetë i zhvendosur, por Tokës dhe sistemit tonë diellor nuk i kërcënohet shkatërrimi,
pohojnë shkencëtarët.