I hipën sipër në plazh, e shëndosha mbyt të dashurin
Spanjollja Ines Cordoba, vetëm 23 vjeçe dhe me peshën e saj aspak të zakontë, plot 121 kg, gati sa nuk e ka mbytur të dashurin e saj, Pablon, gjatë një dite pushimi që po kalonin të dy në plazhin e Majorkas.
Ky i fundit, në dukje i dobët dhe vetëm 72 kg, është vendosur poshtë saj, ndërsa laheshin në det, dhe për një moment desh ka rrezikuar jetën, ndërsa mbante sipër të dashurën e tij më shumë se një kuintalëshe.
Ngjarja e pazakontë, ka vënë në lëvizje plazhistët të cilët i kanë ndihmuar të dalin nga situata.
Ata kanë vënë re se djaloshi ishte me probleme asfiksie dhe rrahje zemre të parregullta.
Mjekët, të cilët u morën me rastin në fjalë, i dhanë atij rekomandimin që të ecte ngadalë me të dashurën e tij në veprime të tilla. Por edhe në shtrat, pasi rrezikonte vërtet shëndetin, nëse do e provonte ta vinte sipër trupit të tij të dashurën shumë të shëndoshë.