Marijuana ju dëmton 20 herë më shumë se cigaret
Marijuana është një nga drogërat më të përdorura në botë. Në disa vende madje ajo është legalizuar. Shumica e njerëzve mendojnë se ajo nuk ka efekte të rënda për shënde1tin e tyre, por të përafërta me cigaren. Por, nuk është kështu, pasi sipas një studimi të British Lung Foundation, është arritur përfundimi se marijuana, apo siç njihet ndryshe hashashi, ju dëmton 20 herë më shumë se cigarja.
Pirja e marijuanës dëmton qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, shton rrezikun për kancer dhe shkakton probleme të mëdha psikike. Problemi është se ende njerëzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rrezikun e madh të marijuanës.