Zbulohen syzet dietale
Universiteti i Tokios ka zbuluar syzet të cilat, siç thonë shkenctaret, do t’u ndihmojnë njerëzve të heqin kilogramët e tepërt.
Syzet shfrytëzojnë teknologjinë kompjuterike e cila përdoruesit i krijon iluzionin se po han racion më të madh e më të shijshëm.
Në syze montohet një kamerë e cila paraqet ushqimin të zmadhuar dhe kështu mashtron trurin me perceptim të gabuar.
Syzet mund të ndryshojnë edhe shijen e ushqimit përmes gypthit që dërgon drejtpërdrejt erën e këndshme në hundë, dhe kështu ushqimi duket më i shijshëm.
“Asesoari” i ri është eksperimentuar në një grup vullnetarësh, të cilët kishin konsumuar gati dhjetë për qind ushqim më pak se ata që nuk kishin bartur syze.
Mënyra se si t’i mashtrojmë ndijimet e ndryshme ose si të ndikojmë në to përmes kompjuterit është shumë e rëndësishme për studimin e realitetit virtual – i tha AFP-së hulumtuesi prof. Michitaka Hiroshi, duke shtuar se “realiteti ndodhet në trurin tonë“