Forumi Kuq E Zi
Syzet qe tregojn nudo … Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Syzet qe tregojn nudo … Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Syzet qe tregojn nudo … Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Syzet qe tregojn nudo … Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Syzet qe tregojn nudo … Empty Syzet qe tregojn nudo … 26/5/2012, 18:53

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Syzet qe tregojn nudo … Syze-rentgen-300x175
Superfuqitë e librave komikë mund të bëhen realitet pasi shkencëtarët kanë dizajnuar një telefon që punon si ”syze rëntgen”.
Çipi hi-tech i mundëson telefonin të “shikojë përtej” mureve, drurit dhe plastikës – dhe (edhe pse hulumtuesit janë të rezervuar për këtë) përtej materialeve siç janë rrobat.
Mjekët po ashtu do të mund ta përdorin për të shikuar brenda trupit për tumore të kancerit pa rrezet e dëmshme X ose skanerët e mëdhenj dhe të shtrenjtë të rezonancës magnetikem, përcjell Daily Mail.
Hulumtuesit pohojnë që mund t’i lejojë “mjeshtrit e shtëpisë” të detektojnë gozhdët brenda mureve, apo t’u mundësojë bizneset të detektojnë paratë e falsifikuara.
Momentalisht është e dizajnuar të punojë në një diametër të shkurtër – dhe punon me një mikroçip me madhësi normale që mund të përshtatet në telefona ose elektronikë tjetër që mbahet në dorë.
Hulumtimi i ekipit përfshin kërkimet në spektrin e papërdorur të spektrit elektromagnetik. Por brezi terahercësh i spektrit elektromagnetik, një nga gjatësitë valore që shtrihen mes mikrovalëve dhe infraredit, nuk ka qenë në dispozicion për shumicën e pajisjeve të konsumatorëve.


“Ne kemi krijuar qasje që hapin pjesën më parë të pashfrytëzuar të spektrit elektromagnetik për përdorimi nga konsumatorët dhe aplikimet mjekësore që shpëtojnë jetën,” tha dr. Kenneth O, profesor i inxhinierisë elektrike në UT Dallas.
“Diametri i brezit terahercësh është me potencial të pakufizuar nga i cili mund të përfitojmë të gjithë ne.” Duke përdorur qasjen e re, imazhet mund të krijohen me sinjale që operojnë në brezin terahercësh (THz) pa pasur nevojë të përdoren thjerrëzat e ndryshme brenda pajisjes. Kjo mund të reduktonte madhësinë e përgjithshme dhe çmimin.
Avancimi tjetër që i bën zbulimet të aplikueshme për pajisjet konsumuese është teknologjia e përdorur për të krijuar mikroçipin.
Çipat e prodhuar duke përdorur teknologjinë CMOS (Complementary Metal-Oxide Semiconductor) formojnë bazën e shumë pajisjeve të elektronikës konsumuese që përdoren në jetën e përditshme si kompjuterët personal, telefonat e “mençur”, TV-të me high definition dhe konzolat e lojërave.

“CMOS është i përballueshëm dhe mund të përdoret për të bërë shumë çipa,” tha Dr. O. “Kombinimi i CMOS dhe teraherc nënkupton që ju mund ta vini këtë çip dhe pranuesin në anën e pasme të celularit, duke e shndërruar në një pajisje që bartet në xhepin tuaj dhe mund të shohë gjërat përtej objekteve.”
Për shkak të privatësisë, Dr. O dhe ekipi i tij janë të fokusuar në hapësirën e distancës më të vogël se katër inçë.
Aplikimet konsumuese të teknologjisë së tillë radhiten nga zbulimi i gozhdëve në mure deri te vërtetimi i dokumenteve të rëndësishme. Bizneset mund ta përdorin për të detektuar paratë e falsifikuara.
Kompanitë prodhuese mund ta aplikojnë për të kryer kontrolle.
Po ashtu ka më shumë kanale komunikimi të disponueshme në brezin terahercësh se sa brezi që momentalisht përdoret për komunikimin pa tela, prandaj informata mund të ndahen më shpejt në këtë frekuencë.
Teraherc po ashtu mund të përdoret për detektimin e tumoreve të kancerit, duke diagnostikuar sëmundjen përmes analizave të frymëmarrjes dhe duke monitoruar helmueshmërinë e ajrit.
“Ka shumë e shumë gjëra që mund t’i bëni për të cilat ne nuk kemi menduar,” tha Dr. O.
Hulumtimi është prezantuar në Konferencën e fundit ndërkombëtare Solid-State Circuits Conference (ISSCC). Ekipi tani do të punojë në ndërtimin e një sistemi skanimi funksional bazuar në sistemin terahercësh CMOS.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons