Sipas një teorie të re që i referohet kohës, mendohet se në univers ndoshta koha ngadalësohet dhe jo përshpejtohet, siç dhe dimë deri më sot!
Teoria e sotme -pra ajo dominuesja- thekson se universi zgjerohet dhe madje me ritme të shpjejta.
Por, ekzistojnë dhe reagime dhe zëra që e kundërshtojnë këtë teori në qarqet shkencore, ku disa prej tyre, specialistë të mirënjohur globalisht, kërkojnë alternativa dhe përgjigje të tjera mbi fenomenet kozmike.
Shkencëtarët në Spanjë, citon alb-observer.com, zhvilluan një teori kontradiktore, sipas të cilës; Universi nuk zgjerohet me ritme të shpjeta, por përkundrazi, lëvizjet e tij ngadalësohen.
Kjo do të thotë se, në një moment ora e kohës, do të ndalë së funksionuari, kështu gjithçka në univers do të ndalë së lëvizuri dhe çdo gjë brenda tyre dhe vetë ata, do të ngrijnë.
Teoria
Kështu, Jose Senovigia, Mark Marsi dhe Raul Vera të Universitetit të Salamancas të rajonit të Baskëve, besojnë se koha e universit po mbaron.
Sipas teorisë dominuese, universi po zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe me ritme shumë të shpejta. Fenomeni i dedikohet një energjie të mistershme e cila lëviz objektet kozmike, që shkencëtarët e kanë pagëzuar: “Energji e errët”.
Sipas tre shkencëtarëve, lëvizja e universit nuk përshpejtohet, por përkundrazi ngadalësohet. Ky ngadalësim, është kaq i vogël saqë, nuk mund të vihet re nga njerëzit e thjeshtë. Studiuesit pretendojnë se Energjia Kozmike, nuk ekziston dhe se koha do të ngadalësohet gjithnjë e më shumë deri në momentin kur të ndalë së funksionuari e së ekzistuari.
Madje, ata pretendojnë gjithashtu, se ngadalësimi i kohës do të jetë i ndjeshëm tek ne, por me koncept të kundërt. Pra koha e universit do të përshpejtohet gjithnjë e më shumë deri në momentin kur gjithçka brenda tij të zhduket.
“Besojmë se koha lindi brenda Shpërthimit të Madh dhe, nëse koha mund të lindë, atëherë ajo mund të vdesë, si rezultat i një fenomeni kundërveprues. Atëherë, çdo gjë do të ngrijë njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Jose Senovigia.
Ndërkohë raporti i studimit të tyre është botuar në revistën shkencore “Physical Review D”.