Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 4]

1E panjohura - poezi/prozë Empty E panjohura - poezi/prozë 1/6/2012, 10:38

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
E pash të arsyeshme ta hap këtë temë
edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin
tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
A dëgjoni??

A dëgjoni një klithmë nga varri?
A dëgjoni një thirrje tek blini?
A dëgjoni more ju qe pranuat ndarje?
A dëgjoni thirrje nga ISA BOLETINI?

Pse më lat në dorë te shkaut?
Pse më ndat nga gjiri i vellaut?
Pse kullën ma lat shkret?
Pse mua më lat atje vet???

Nuk meritova te më ndani
Nuk luftova të jetoni të ndarë
Luftova për t'i bashkuar
E gjithë popullin SHQIPTAR!!

Mbi këtë lumë të uruar
Rrethojat me gjemba qëndrojnë
Ne qytetin tim te lindjes
As varret s'mund ti vizitojm!

Do ju mallkojnë nënat
Që mbetën me duar në gji
I dhanë më të shtrejtit e tyre
Që ne të jetojmë në liri!!!!!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Dita e çlirimit...

Dita e çlirimit?????

Mitrovicë që nuk ke festë
Athua e bren ndokend?
Nuk ke ditë çlirimi
Nuk valon flamuri
Sepse telat gjembor
Na janë bërë si muri
Festuan të gjithë
E ne ç'të festojmë??
S'kem datë as ditë
Se te lire nuk jetojm
Me padurim presim
Të gjithë pavaresinë
Po me Mitrovicën e ndarë
S'dijmë si ta festojmë LIRINË!!!!!!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Më thon pse ....??


Më thon pse shkruan
Me kaq dhimbsuri
Unë pergjigjem shkurt
,,Nuk e dij as vet"
Më ka humb gëzimi
Kund s'po muj me e gjet!
E kërkoj mbi tokë
Nuk po e gjej dot
Sepse krejt çka gjeta
Është dhembje dhe lot!
Nën tokë s'po mund t'futem
Edhe që kam shumë mall
Shpesh bëjë pyetje vetes
Athua jam e gjallë?

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Nese....



Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si heshte!

Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!

Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
,,Lulja e kujtimit''

Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!

E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
..........

Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!

Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!

Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!

Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them:S'e i deshta shuumë!

Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
e panjhura, pergezimet e mia per poezite qe po i ndan me ne ne kete forum. Megjithese shumicen nga keto une tashme i kam lexuar, nje vizite e serishme vecsa me ben mire. Te falemnderit shume.

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ylli shkruajti:e panjhura, pergezimet e mia per poezite qe po i ndan me ne ne kete forum. Megjithese shumicen nga keto une tashme i kam lexuar, nje vizite e serishme vecsa me ben mire. Te falemnderit shume.
Flm.Ylli...Nuk jane te cilsis se lart,por jane te kuptueshme Smile

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
e panjohura shkruajti:
Ylli shkruajti:e panjohura, pergezimet e mia per poezite qe po i ndan me ne ne kete forum. Megjithese shumicen nga keto une tashme i kam lexuar, nje vizite e serishme vecsa me ben mire. Te falemnderit shume.
Flm.Ylli...Nuk jane te cilsis se lart,por jane te kuptueshme Smile

Jane nga zemra e panjohura, dhe kjo ka shume rendesi, prandaj edhe une me vogelsine time i vlersoj shume lart!

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
e panjohura shkruajti:
Ylli shkruajti:e panjhura, pergezimet e mia per poezite qe po i ndan me ne ne kete forum. Megjithese shumicen nga keto une tashme i kam lexuar, nje vizite e serishme vecsa me ben mire. Te falemnderit shume.
Flm.Ylli...Nuk jane te cilsis se lart,por jane te kuptueshme Smile
ne fakt qekan te mrekullueshme
Bravo!!! E panjohura - poezi/prozë 754094024 respekt respekt

https://kuqezi.albanianforum.net/

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
$EB@$TJ@N shkruajti:
e panjohura shkruajti:
Ylli shkruajti:e panjhura, pergezimet e mia per poezite qe po i ndan me ne ne kete forum. Megjithese shumicen nga keto une tashme i kam lexuar, nje vizite e serishme vecsa me ben mire. Te falemnderit shume.
Flm.Ylli...Nuk jane te cilsis se lart,por jane te kuptueshme Smile
ne fakt qekan te mrekullueshme
Bravo!!! E panjohura - poezi/prozë 754094024 E panjohura - poezi/prozë 1326097119 E panjohura - poezi/prozë 1326097119
Ju falenderoj $EB@$TJ@N...

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
......

Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndali vetem sot?!

Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!

Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!

Asnjëherë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Dy gota...

Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!

I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!

A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Dhembje!


Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!

Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!

Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ne agoni

Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''

Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!

Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!

Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!

Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ky diell..

Ky diell i pranverës
Ngroh me rrezet e tij
Por në zemren time
Akullin s'mund ta shkrij!

As Ty moj zemër
Ne tokë t'zezë s'te ngroh
Lulet mbi varr çenkan rritur
Nga lotët mezi i shoh!

Mbi gur të varrit tënd
Ta lash një kujtim
E di që s'mund ta marrësh
Por është loti im!

Do të rrëshqet ngadalë
Loti im mbi fytyrë
Të afrohem më afër
S'po gjej tjetër menyrë!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
MË MUNGON
-----------------------
Sa e shkurtër ishte fëmirija
Kur na mbaje fort për dore
A thua ne u rritem shpejt
A po nga ne ike pse u lodhe?

Na le me mall të pa shuar
Mbetëm të afërt plot dashuri
Unë me vëllaun per dore
Njashtu si na mesove Ti!

Kur na kaplon malli o nënë
Shpalosim kujtimet per Ty
Ruhemi nga njëri-tjetri
Lot mos t'na duken në sy!

Nuk ishte e lehtë jeta
U dasht me e pëerballuar
Ashtu vepruam si na mësove
Pasi të kemi premtuar!--

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ia mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
NËNË
!
Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Natë pa hënë..

Në këtë natë të errët
Pa yje e pa hënë
Më duk që dëgjova
Një thirrje o nënë!

Dola e përlotur
Rrugën e vështroja
Asgjë nuk vërejta
Asgjë më s'degjoja!

U ula ngadal e mërzitur
Pritja të dëgjoj edhe një herë
Kot mbeta duke pritur
Ai zëri më s'më erdhë!

Hyra ne dhomen time
E perlotur mbeta ne vetmi
Nuk do me vijsh Ti
Po une tek Ti do vij

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
U mundova..

U mundova të mos shkruaj
U mundova të të harroj ngapak
U mundova vuajtjen ta mundi
Nuk ia dola, po vuaj prap se prap!

U mundova të mos qaj mbi varr
U mundova të të sjelli lule pa lot
U mundova prap nuk ia dola
Më rrodhën s'u ndalën dot

U mundova të të thërras në ëndërr
U mundova t'i ndali këa lot si lumë
U mundova po prap nuk ia dola
Thash me vete:,,Pse të deshta aq shumë!"?

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
,,Të ikim se u bë vonë"

Natën e fundit që u takuam
Pse nuk ta vërejta lotin në sy?
Te thash t'u ka ndërruar shikimi
Eh!Me thoje:,,Po të duket Ty"

Pse s'më tregoje o shpirt?
Se do ikësh për gjthmon?
Për t'a fshehur lotin nga unë
Me thoje: ,,Të ikim se u bë vonë"!

Ah sikur t'a dija e mjera
Se kjo është ndarja jonë
Do të vija bashk me Ty
Të bashkuar do ishim gjithmon!

Me një puthje në ball u largove
Më thoje kokën mbrapa mos ta kthej
Pse shpirt më thoje ashtu?
A u frikësove lotin mos po ta vërej?

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Natë me shi..

Kjo natë me shi më la pa gjumë
Shikoj nga dritarja dhe mendoj
Athua të lagem edhe unë zemer
Pasi Ty s'kam si të mbroj!

Do bëhesha ombrellë mbi at varr
Një pikë shiu mos të bie
Po nuk kam forcë moj zemër
Tek varri në mesnatë të vijë!

Sa e dobët më duket vetja
Pse s'mundem asgjë të veproj
Shiun nuk mund ta ndali
As Ty s'po mund të mbroj!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
VETMIA

Mos me trazoni ju lutem
Më leni të vetmuar
Askujt s'ii bëhem barrë
Dua të mbes e harruar!

Edhe nëse nuk harrohem
Më kujtoni në fshehtësi
Ndoshta do ju bijë ndermend
Se edhe unë isha njeri!

Edhe unë kam ndjenja
Edhe unë kam lot
Kështu isha tërë jetën
Kështu mbeta dhe sot!

E pa vërejtur erdha në këtë botë
E pa vërejtur jetova tërë jetën
E pavrejtur do shkoj ne amshim
Nuk e njoha kurrë veten!

I pa njohur të më mbetet varri
As një shenj mbi të nuk dua
Lëreni të zhduket si mos te ishte fare
Askush mos të qaj per mua!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
MIIKU IM
-------
Herë të kam mik
Herë të kam mikeshë
Herë më shtyen të qaj
Herë më shtyn të qesh!

Të çmoj shumë lartë
Të dua më shumë se vetën
Kurrë mos të genjehemi
Ta njohim vetëm të vërtetën!

Mos kërko shumë nga unë
As unë s'kërkoj nga Ti
Do jemi kështu afër
Ani që jemi në largësi!

Kur kam nevoj të qaj
Prehërin tënd kërkoj
Do mbështetem mbi gjoksin tënd
Dhe ngapak do lotoj!

Mos ma ndalo lotin
Sepse do lëndohem
E kam shok të shpirtit
Vetëm me të pajtohem

Mos ma fshij lotin
Lere t'rrjedh rrugës së vet
Nëse loti më ndalet
Dije që s'jam në jetë

Nëse nga jeta largohem
Të lutem mos me qaj
Shkruaj ndoj fjalë për mua
Por pa lot e pa vaj!!!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Nese...

Nese vargu ime ju bezdis
Ju lutem mos me lexoni
Nuk shkruaj ti dhimbsem askujt
Por kam dhembje me besoni!

Edhe une do doja shum
Te shkruaj per lumturin
Por ku ta marr me iku
Bashk me shpirtin tim!

Nuk shkruaj per lavdata
As dekorata s'kerkoj
Nese ju bejn me nerva
Me thuani do ndaloj!

Edhe kur nuk shkruaj
Nje folder kam n'zemer
Kur ta mbyll folderin
S'do ti ve as emer!

Kur t'me hargjohet ngjyra
Me lot do ti shkruaj
Eshte ngjyre e padukshme
S'i bie ne sy askuj!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Me zuri gjumi..

Nje gjume i thelle me zuri
Ne pike te dites mu mbyllen syt
Te endrrova sikur qendroje
Tek vendtakimi duke m'prit!

Hapa syt dhe u zgjova
Doja te vrapoj n'shpejtesi
Por verejta qe ishte enderr
S'takohem dot me ty!

U ktheva tek shtrati
Me sy te mbushur lot
E pyeta veteveten
C'po ndodhe me mua sot?

Pse me mashtron kot
Ti enderr e pa meshir
Mos ma bjer ne enderr
Edhe keshtu e kam veshtir!

Jo qe nuk dua ta shof
Por shum shpejt ik nga une
Doja vetem t'a pyes
,,Pse te deshta aq shum"?"

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Me lot'

Po te shkruaj me lot
Qe pranvera ka ardhe
Nese pyet per mua
Ndihem si mos t'isha e gjalle!

Ne cdo ane gjelbrimi
E ka mbulua token
E une shpirti i nenes
S'po mund ta ngris koken!

Kur i veshtroj lulet
Si dalin mbi dhe
Don me m'pelcit zemra
Ti nene toke qe je!

Sikur te ishe lule
Te dalesh mbi toke
Ti s'do ishe e vdekur
Une s'do kisha lot!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
,,Rri aty ku je"


Tek varrezat isha
Mos mendo qe te harrova
Kisha nje pervjetor zemer
Tek Ti fare nuk u ofrova!

U ula tek bija ime
Dashta te c'mallem me te
Mu duk qe nga varri me thoje
,,Rri aty ku je"

E dij qe nuk do te doje
Te me shofesh duke qa
Po nuk kam c'te beje o shpirt
Zemra cope-cope me eshte ba!

Lulet mbi varr ia lash
Engjellushes sime
Tjeter s'mund ti dhuroj
Perveq zemres sime!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 4]

Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons