Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 3 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 3 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 3 e 4]


1E panjohura - poezi/prozë - Faqe 3 Empty E panjohura - poezi/prozë 1/6/2012, 10:38

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
First topic message reminder :

E pash të arsyeshme ta hap këtë temë
edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin
tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
BABI!





Tere jeten ishe i perkushtuar ne edukimin tone.Fatmiresisht ia arrijte qellimit,dhe gjithcka ishte sikur qe e kishe parashikua,por te doli nje dele e ,,zeze''qe fati nuk i buzqeshi fare.Ani qe ndaj asaj ,,delje''ishe pak me tolerant dhe ma i dhene pas saj,ajo mbeti e zhgenjyer nga jeta qe iu servua,por kurr nuk ishe kokeulur per te sepse ajo vetem fat nuk kishte ne jete por kurr nuk ta morri fytyren.U shkollua te ndejti pran deri ne castet e fundit te jetes sate,por ne te shihje jolumturin dhe zhgenjimin ne jete,e ajo te vrante thelle ne zemer!Nuk ishte faji yt Babi,por fati keshtu e deshti.U mundoje me mish e me shpirt te me ndihmosh,te me behesh shok,mik,shoqe asnjehere nuk me le te vetmuar.Me premtove qe kurr nuk do me largohesh por nuk e mbajte fjalen,per here te pare me genjeve dhe nuk munda te ta them:Baballaret nuk genjejn"Sepse edhe po ta thoja nuk do me degjoje.Kurr nuk do te me largohet ajo fotografi nga mendja,kur ne qastet e fundit te jetes te rrodhen lotet duke ma shterngua doren ,sa veshtir me erdhi babi,edhe ne qastet e fundit te jetes shkove i perlotur per fatin dhe dhembjen time!Mbajta veten dhe nuk leshova as nje pike loti perveq qe te thash:
-Burrat nuk qajn o burr!
Ma shterngove doren dhe mu duk qe ne buze te erdhi nje buzqeshje e embel,e cila ishte edhe fryma jote e fundit!Ngadale ti mbylla syte Babi dhe te putha leht ne rrudhat e tuaja ne balle qe tu qfaqen pak si heret por i kishe nga vuajtja qe pate per mua e dija!
Mblodha forcen dhe ja mbulova fytyren,atehere fillova te qaj me nje denesje te thell deri sa me erdhen familjaret dhe me nxoren nga atu!Nuk me lan te ngopem edhe pak,por ai ishte edhe Baba i tyre jo veq i imi,ani qe gjithmone kisha nje lloj xhelozie qe dikush te ma donte babin me teper se une!Tani u bera xheloze me token qe ajo te ka gjithmon pran e une ktu mbi varr te beje vizit po nuk mund te perqafoj,nuk mund te preku.Ah sikur te isha une TOKA!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
.......

U zgjova ne mengjes
Dielli me ra ne dritare
Mendoja ne vetevete
Athua deperton ne varre?

E perlotur u nisa
Atje tek Ju ne vizite
S'munda te duroj me
Sa shum isha merzit!

U ofrova ngadal
Gurin perqafova
Mu duk qe me the
SA SHUM U GEZOVA!

U ula pran varrit
Me rrodhi nje lot
Dashta te them Zemer
Se te dashta fort!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Mesnata'

Mesnat pa yje sante me duket
Erresire pa Yje e pa hene
E ulur pran dritares se dhomes
Per Ty mendoja o xhan!

Kujtoja ato netet e lumtura
Kur ishim se bashku moj zemer
Sa te shkurta ishin ato nete
Tani me duken si shekuj!

Pse asgje nuk eshte e bukur
Sikur qe ishte dikur
Nuk po mund te pajtohem
Qe nuk do te shof me KURR!

Mundohem ti mbylli syt
Te mendoj dicka tjeter
Po me qfaqet vetem zeri Yt
Dhe koha jone e vjeter

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Hene moj'...

Me thuaj moj hene
A tu bera e merzitshme
Qe cdo nate nga ti kerkoj
Varrezat te jen te zdritshme?

Pa me thuj te lutem
Nese e teproj
Do te shkoj une me qiri
Atje do te qendroj!

Nuk e donte terrin
Ishte e vogel shum
Kur erresohen varret
Vend nuk gjej askund!

Nese ti me thua
Do ta bejm me rend
Kur ti te jesh e lodhur
Une do ndriqoj ate vend!

Do te ndezi qirinj
Mbi ato varre te njoma
Dua qe ata te dijn
Qe si harrova akoma!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Leje ndertimi...

Me erdhi te bertas
Te ndihem ne kup te qiellit
Te kerkoj nje leje ndertimi
Per nje pallat pran diellit!

Ndoshta ma nxen zemren
Qe eshte ngri kahmot
Te ma than edhe lotin
Qe me kaploi sot!

Te mi nxen kto duar
Qe me jan ngri fare
Te nisi te shkruaj ndryshe
Te filloi si ne abetare!

Mos te shkruaj kurr me
Per dashurin e humbur
Leja nuk mu dha
Me than:Nuk eshte e mundur!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
25.08.........
.......BABI!
Sa shum me mori malli
Sa shum kohe kaloj
Pa Ty Babi i dashur
Sa veshtir te jetoj!

Lulet qe ke mbi varr
T'i ujita me lot
Te them Babi ime
Jame e merzitur sot!

Tani Babi im
Me mall te perqafoj
Do t'largohem ngadal
Me gjate s'mund te qendroj!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Shtatori

S'po mund të koncentrohem
As një çast, as një orë
Ah, sikur mos të ishte fare
Ky muaji shtator!

Ma zgjon mallëngjimin
Shumë çka më kujton e pranoj
Librat do t'i bleja me dëshirë
Po skam kujt t'i dhuroj!

Nesër kur mësimi ia nis
S'do t'i ndali lotët aspak
Do t'i percjelli femij't e komshis
Duke u dëshiruar mësime me fat!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Me morri malli!

Me morri malli te qeshem si dikur
Athua kam qesh ndoj here
Apo nuk buzeqesha kurr!

Pse e harrova buzeqeshjen vall?
Pse me iku nga buzet e mia
Dhe mbeta vetem me vaj e mall!

Asgje nuk ndryshova nga jeta
Asgje as nuk do te ndryshoj
E perlotur linda e perlotur mbeta!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Babi!


Neser do te vij tek varri
Por nuk do vij me lot
Do ta uroj festen
Qe ne e festojm mbi toke!

Tavolinen festive Babi
Une kur do ta shtroj
Vendin ku ti u ulje
Pjaten do ta servoj!

Ndoshta s'jam e drejt
Me Ty o Nena ime e shtrenjt
Babin e kisha mbeshtetje
Kete te gjithe e kan vrejt!

Kur me qante zemra
Ai qante me mua
Koken ma vnonte ne preher
Flokun duke ma lemua!

Me mungon ajo dore
Me mungon zeri yt
Kur degjoj thirrjen BABI
Dicka me ngulfat ne fyt!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Mungova sot...

Sot tek varri Babi
Unë kur u ofrova
E perqafa gurin
Por fare nuk lotova!

Edhe ke Nëna ime
Loti s'më pikoj
Por ke Engjëllusha
Zemra nuk duroj!

Ju ula te koka
Lotët me shkonin krua
U mundova të shtërngohem
Po s'munda me i ndalua!

Tek Ti i dashuri im
Erdha me lot në sy
Ah sa e drejt do të ishte
Të isha edhe unë me Ty!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
......

Më janë errësuar syt
Shkronjat po më ikun
Thuase të gjithë pas shpine
Dritat po mi fikun!

As drita e hënës
Nuk më ndriqon fare
Iku edhe ajo nga unë
Mbeta si qyqare!

------------
Dicka u ngatrrova!

Nuk dij a te shkruaj
Per vete a per ty
Mu kan mbeshtjell shkronjat
Vendet s'po ua dij!

Nuk eshte hera e pare
Qe keshtu po me ndodhe
Mu ka ngatrrua jeta
Truri me eshte lodhe!

Edhe ditet e javes
Mu kane bere njesoj
Ne kohe te fundit shpirt
As muajt s'i dalloj!

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
Cdo fjale e thene, e zgjedhur me kujdesin me te vecante, nuk do te jete e mjaftueshme per te shprehur admirimin tim qe kam per shkrimet e tua. Respektin me te thelle te mudneshem per ty mikesha ime e cmuar!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
U mundova

Nje buzeqeshje u mundova,
Syrit, t'ja fal në pasqyrë.
U mundova unë e shkreta
Dhe nuk ja dola dot' kurrë.

Vet' pasqyra qe mësuar,
Se çdo ditë shef vetëm lotë.
Unë mendoja e nxituar,
Kjo pasqyrë s'më shikon dotë.

Dëshiroj të jem e lumtur,
Pak e lumtur në pasqyrë.
U mendova e pa bindur
Dhe nuk ja dola dot' kurrë.

Pse moj pasqyrë e uruar,
Buzëqeshjen s'ma pranon!
E kupton që e kam fallco,
E kupton që nuk më shkon?!..

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ylli shkruajti:Cdo fjale e thene, e zgjedhur me kujdesin me te vecante, nuk do te jete e mjaftueshme per te shprehur admirimin tim qe kam per shkrimet e tua. Respektin me te thelle te mudneshem per ty mikesha ime e cmuar!
Flm.Mik i nderuar,shum gjera mesova pikrisht nga Ti...

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Plogeshtia me kaploj...

Nje plogeshti ma kaploj trupin
Dicka me therri ne zemer
Papritmas nje ze pas meje
E thrriste tendin emer!

Lotet me rridhnin krua
Kur koken mbrapa e ktheva
E pash nje moshatare tenden
Sa shum qe u mallengjeva!

Dashta te i ofrohem pran
Flokun t'ia ledhatoj
Prap ndalova veten
Nga friga se mos po e trazoj!

S'po mund ta bind veten
Qe duhet Jetua pa ty
Sa shum qava sot
Si nuk mu verbuan keta sy!

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
e panjohura shkruajti:
Ylli shkruajti:Cdo fjale e thene, e zgjedhur me kujdesin me te vecante, nuk do te jete e mjaftueshme per te shprehur admirimin tim qe kam per shkrimet e tua. Respektin me te thelle te mudneshem per ty mikesha ime e cmuar!
Flm.Mik i nderuar,shum gjera mesova pikrisht nga Ti...

Nese kjo eshte e vertete, atehere e ndjen vehten shume te privilegjuar qe kam arrijtur sadopak te brumos aftesite e tua poetike.

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
E PANJOHURA:PLAGËMADHJA MADHESHTORE !

Tek ti nuk ka vend plogështia
Tek ti nuk ka pse shigjetat në zemër !
Se ti je berë një zë që do shoqeria
Se ti je bërë më i dashuri emër !

Ti ujëvara e frymëzimit për artin
gjithmon përpara kërko horizont !
Se ata që humbe engjëjt i bartin
E ti me to në krijime - ngjitesh në Piemont!

Unë, me ty jam ! Plagëmadhja madheshtore!
Por, nuk dua të të shikoj flokët me thinja !
Klithmat që bëj , ti gjithmon je prore
më thua: Pse po hy në ato linja?

Se nuk mundem të gjej binarët e gëzimit!
Po jeta le të ecë ! Ti dil ballëlartë përpara !
Prej teje mësova t'i them mbijetimit
Tani mundem sërish - të dal në gara!

E panjohura ! Nuk ta kthej dot mesazhin !
Një plagë më shumë , e llogaris se të dhash!
Të pres të shkruash për shpresën që e shton tirazhin !
Se : Kështu heroinë askund s'kam has!


Ps.ky eshte nje shkrim nga i ndjeri dhe i nderuari Ferit Ramadani (Gjakush Tana)

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
e panjohura shkruajti:E PANJOHURA:PLAGËMADHJA MADHESHTORE !

Tek ti nuk ka vend plogështia
Tek ti nuk ka pse shigjetat në zemër !
Se ti je berë një zë që do shoqeria
Se ti je bërë më i dashuri emër !

Ti ujëvara e frymëzimit për artin
gjithmon përpara kërko horizont !
Se ata që humbe engjëjt i bartin
E ti me to në krijime - ngjitesh në Piemont!

Unë, me ty jam ! Plagëmadhja madheshtore!
Por, nuk dua të të shikoj flokët me thinja !
Klithmat që bëj , ti gjithmon je prore
më thua: Pse po hy në ato linja?

Se nuk mundem të gjej binarët e gëzimit!
Po jeta le të ecë ! Ti dil ballëlartë përpara !
Prej teje mësova t'i them mbijetimit
Tani mundem sërish - të dal në gara!

E panjohura ! Nuk ta kthej dot mesazhin !
Një plagë më shumë , e llogaris se të dhash!
Të pres të shkruash për shpresën që e shton tirazhin !
Se : Kështu heroinë askund s'kam has!


Ps.ky eshte nje shkrim nga i ndjeri dhe i nderuari Ferit Ramadani (Gjakush Tana)
C'pergjigjeje te te kthej une
Kam ra ne halle te madhe
Mjaft i pate dhembjet tuaja
Edhe nga une ke marr!

A nuk te mjaftojn lum miku
Dhembjet qe mban mbi koke
Por i merr dhe te mijat
E i kjan me lot?

Nje lutje kam per Ty
Dua t'me premtosh qe sot
Une ta fale buzqeshjen e rrall
Ti mi fale ata lot!

Por....fatkeqesisht vdekja e rrembeu aq shpejt as qe munda te ja fali buzqeshjen...

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Me mungon!

Me mungon buzqeshja
E kerkoj ne cdo skut
Athua ma moret me vete
Nen toke te zeze e keni fut?

Kerkoj me vite mbi toke
Buzqeshjen nuk e gjeje dot
Goja ndojhere kur me qesh
Syt me mbushen me lot!

Ne nje fshat kishte nje krua
Me than qe nuk rrjedhe,eshte shterr
Nuk pati fuqi as ai krua i uruar
Te shtyhet me lotin qe une derdh!

Cdo nate e heshtur lutem
Ne enderr te me vini ngadal
Me thell ne vuajtje po futem
Ah,se c'me dogji ky mall!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Sa e vrazhd me duket kjo jete...Te gjitha mi morri asgje nuk me dha.Edhe ato qe mi dhuroj njeher shum shpejt i mori nuk pat meshire fare qe do me lendon.....Pse nuk me morri edhe shpirtin do te ishte shum me leht edhe per mua.
Pse te jem vetem hije e jetes????Jete ta quaj kete?Jo kjo eshte vetem kalim i kohes sepse jeta me eshte vorros atje thell ne toke dhe zemra eshte atje vetem te rrahurat qe sa vijn e ngadalsohen kan mbet ne mua qe te me mbajn ne kemb si nje statuj pa ndjenja....
Nuk mundem te shkruaj at qka e ndij sepse nuk me kan mbet as ndjenja u treten edhe ato,sepse njeriu i vdekur eshte pa ndjenja athua edhe une jame e vdekur???
Asgje te veqant nuk te kerkova moj jete e vrazhd!Vetem at qe me takonte e ti u tregove aq e pashpirt per mua dhe nuk ma vure veshin fare qe vuaj qe shkrihem ngadal si qiriu shum e pameshirshme u tregove ndaj meje pse?Q'te bera?Athua mekat eshte te dashurosh?Me thuaj te lutem o jete e pashpirt mos nguro?Ma thuaj qe te me sherohen plaget ku gabova??

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Porosi!

Kur une sdo jem me ne jete
mos me vajto
kendoje nje keng te lehte
per mua jeto

Kur te varri me qoni
lot mos derdhni per mua
dy fjal te mi thoni
vdiq per te jetua

Kur nata te bije mbi varrin
nuk do te kem me frig
tani ktu do shuaj mallin
nuk kam nevoj per drite

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Kur me nuk do te jemi!
--------------------------

Edhe nese na vajtojn
S'do ti degjojm dot
Edhe nese na thrrasin
Do na thrrasin kot

Atje kur te shkojm
Eshte nje rruge pa kthim
Nuk dua te qaj askush
Atje do gjejm pushim

Zogut mbi varr te kendoj
Nuk mund t'ia ndali
Le ta kendoj ate kenge
Qe e degjonim per se gjalli

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
________NJE MALLE!!!__________
Kam nje malle ne zemer
Nuk dije as ta tregoj
Diqka me ka zane frymen
S'mundem te duroj

E shtrire pran dritares
Nje zoge ngadal troket
Jam une thot zogu
Kam ardhe me te pershendet

U mundova te ngrihem ngadal
Por syte mi kaploj terri
E zogu iku kraheleht
Nuk arrijta ta perkdheli!!!!!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
-----Mos me thuani!!!!-----

Mos me thuani harroje
E keni te Kot
Mos me thuani ka vdek
Nuk do bindem dot

Me lejoni ta qaj
Me lejoni ta vajtoj
Mos ma ndaloni ju lutem
Te vdekur ta perqafoj

Si te perballoj??
Ju lutem me thoni
Behuni real me mua
Mos me mashtroni

Pse moj vdekje e bekuar
Ma more driten e syrit
Pse me le mua ne jete
Ta vuaj te zijt e ullirit

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
-----Jetë--------

Mu servove njashtu si deshte vet
Nuk të prita kaq te hidhur kurr
Të kerkoj po s'të gjeta askund
Ti jetë e pashpirt më mbeshtete për mur!

Athua nuk dijta të t'jetoj
Apo ti vet nuk më lejove
Apo ishte dikush që të shtyu
E mua fare s'më dëgjove?

Jetoj prap jetoj në këtë botë
Por sdij si ta quaj jetë
Një gjë u binda shum herë
Se po u jetohka edhe nëse ndjenja ka vdek!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
......

Sa shum me merr malli
Te shkruaj vargje gezimi
Po ku ti gjej e mjera
Nuk me len pikllimi!

Ku ta marr gezimin
Qe ne varg ta shkruaj
Bashk me ty eshte tret
Tani vetem vuaj!

Kur ishim se bashku
Qeshnim me embelsi
Tani s'kam buzqeshje
Vetem lote ne sy!

Si su shterren lotet
Po quditem shum
Kur ne vazhdimesi
Rrjedhin si nje lum

Kur do te ndalet loti
Kur s'do kam merzi
Ateher mbaron jeta
Tek ti do te vij!

Me prit shpirti ime
Se te dashta shum
Ndoshta s'do me njohesh
Kam ndryshua shum!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Sa here qe vij tek varri
Syri gjak loton
Qdo pike e derdhur mbi varr
Nga nje mesazh te dergon!!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
NESE!!
NESE ME KERKONI NDOJHERE
DO JEM E MERZITUR PLOT MALL
NGA DHEMBJA QE KAM NE SHPIRT
NUK DO JEM AJO QE ME MBANI NE MEND
DO JEM NJE GRUA E MPLAKUR
NGA DERTI E MALLENGJIMI
VITET ME IKEN AQ SHPEJT
SEPSE ME SHKATRROI PIKLLIMI
PRA MOS ME KERKONI KURR
ME MBANI NE MEND SI DIKUR
KUR ISHA E HARESHME PLOT JETE
E JO SI NJE GRUA STATUJ!!

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Bravo e panjohura i beke goxha te bukura poezit respekt

https://kuqezi.albanianforum.net/

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
$EB@$TJ@N shkruajti:Bravo e panjohura i beke goxha te bukura poezit respekt
Flm.Sebastjan... respekt edhe per Ju..

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 3 e 4]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons