Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 4 e 4]


1E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty E panjohura - poezi/prozë 1/6/2012, 10:38

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
First topic message reminder :

E pash të arsyeshme ta hap këtë temë
edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin
tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

91E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:14

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
e panjohura shkruajti:NESE!!
NESE ME KERKONI NDOJHERE
DO JEM E MERZITUR PLOT MALL
NGA DHEMBJA QE KAM NE SHPIRT
NUK DO JEM AJO QE ME MBANI NE MEND
DO JEM NJE GRUA E MPLAKUR
NGA DERTI E MALLENGJIMI
VITET ME IKEN AQ SHPEJT
SEPSE ME SHKATRROI PIKLLIMI
PRA MOS ME KERKONI KURR
ME MBANI NE MEND SI DIKUR
KUR ISHA E HARESHME PLOT JETE
E JO SI NJE GRUA STATUJ!!


Vetëm shpirti yt e di....

Sa lot i derdhur në vetmi,
Sa psherëtima janë shurdhuar.
S'kërkove ndihmë nga as njeri
Dhe Zoti vetë s'të ka dëgjuar.

Gjithçka në jetë të sillte lot
Dhe loti kthyer në ujvarë.
E gjith kjo botë të dukej kot
Dhe fushat,malet si të marrë.

Në shpirtin tënd zi e valuar
Dhe sytë liqen që brigjet lag.
Kjo jetë një vdekje e vonuar
Dhe bota tjetër nuk të plak
( Poezi e shkruar nga Riza Çato,si koment per shkrimet e mia)

92E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:15

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Sot

Sot mos me ngushlloni
Dua te qaj ne vetmi
As dritat nuk i ndezi
Po rrij ne terr te zi!

Sot mos mi trazoni kujtimet
Dua t'i mbledhi ne nje vend
Dua vetem te kujtoj te kaluaren
Per asgje tjeter s'kam vend!

Sot me mua mos qani
Dua te qaj e vetmuar
Dua qe loti te derdhet lirshem
Ne vendin e deshiruar!

93E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:16

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Rrugëtova..

Ditë të tëra rrugëtova
Qiellin me re ta kaloj
Të kërkoj pak diell të ngrohem
Kot u mundova,rrugëtimi dështoj!

U ktheva në pikënisje prap
Me re të zeza të shoqërohem
Pasi nuk gjeta diell të ngrohem
Më duhet me re e me shi të pajtohem!

Këto i kam besnike gjithmonë
Nga unë nuk largohen për jetë
Vonë është me kërkua diellin
Ka kohë të gjatë nga unë ka tretë!

94E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:18

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ku mbeti ngjyra blu?

Pse me humb ngjyra blu
As ne qiell nuk po e verej
Athua pasi humba syt e tu
Askund nuk po e gjej!

Qiellin kur e shiqoj
E hinta ngjyre dominon
Ah sa shum me merzit
E kalterta humbi,nuk dominon!

95E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:25

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
------Me zemrën bisedova!------


Dua
- të dehem sot,të bëhem tapë
Dua- të qëndroj me ty në kujtime
Dua- sot ti harroj vuajtjet që kam patë
Dua- të bisedoj me ty,zemra ime

E- dij që s'jamë e drejt me ty
E- dij që shpesh herë të mundoj
E- dij që ta ndrrova ritmin e punës
E- dij zemër por duro,s'mundem të ndryshoj!

S'mundem- të t'premtoj moj zemër
S'mundem- të t'genjej për jetë
S'mundem- pa e kujtua atë emër
S'mundem- të ndryshoj,e till kam mbet!

96E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:28

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
........
Sonte nuk do të rrijë gjatë
Dua të iku të bijë në gjum
Ndoshta më vjen në ëndërr
Të më pëshpërisësh në vesh
,,Shpirt të dashta shum''
Ndoshta nuk jamë e drejt
Që kërkoj këtë nga ti shpirt
Por dua të më besosh
Që shum jamë mërzit!

97E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:34

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
----Urime ditelindja Zemer!----(Urim nga varri)

Urime ditelindja zemer
Nga varri te uroj
Kam shum dhe mbi vehte
S'mund te t'perqafoj!

Edhe po te kisha mundesi
Nuk do ta puthja ballin
Buzet i kam te ngrira
S'do ta shuaja mallin!!

Edhe duart i kam te ngrira
Nuk mund te t'ledhatoj
Syt me jane shterr moti
S'mund as te lotoj!

Eh pra shpirti ime
Ky eshte urimi nga une
Nje mbaje ne mend
Se te dashta shum!

98E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:35

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
---Edhe te gjallet me uruan----

Hmm......
Me than:Urime urime
Me uruan jete te gjate
Eh,i thash vetes sime
Per kend te jetosh moj e ngrat?

Ata qe i dashta shum
Iken dhe me lan ne vetmi
Kujtim te vetem me lan
Vetem ca fotografi!

Shpesh c'mallem me dheun
Qe moti i ka mbulua
Pergjigjeje nuk marr kurr
Athua me kan harrua?

99E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:36

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Vaji i një Nëne..

Atje në rrëzë të malit
Një nënë qan e vajton
Kërkonte varrin e djalit
Me lisat po bisedon!

More lis i uruar
A din të më tregon
Varrin e tim bir ku e kam
Don nëna ta vajton!

Dua të c'mallem me dheun
Që e ka mbulua në rini
Dua t'i themë fli i qetë
Se shpejt pran do të vij!

100E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:38

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Aspak s'do desha të të flisja....

Aspak s'do desha të të flisja
Dhe po të flisja;Ç'të të them?!
Veç kam dëshirë të të qëndisja
Një portret vajze mbi çember.

Ashtu të bukur si një zanë
Dhe sytë kthyer nga avllia.
Dy doçkat qafës me mamanë,
Një shall mëndafshi.....Perëndia.

Të krehur flokët si për festë,
Dhe syçkat lyer me rimel.
Ai kujtim në mëndje mbestë
Një dorë e ngrohtë e përkëdhel.

101E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:40

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Eja Nënë

Nënë te lutem shum
Ma thuaj një fjalë nga varri
Kur unë të jamë në gjum!
Eja më fshij lotin
Që më rrjedh si lum
Eja nënë të lutem
Ma thuaj atë fjalën e madhe
,,Bijë,të dashta shum"
Eja ma shuaj mallin
Me ato fjalë të buta
Eja e më thuaj:
,,E dij që shum u nguta"

102E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:41

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
O qiell.....

O qiell i uruar
Ç'po ndodh me ty sot
Ti leshon shi nga lart
E une s'po i ndal kta lot!

Me sy nuk po shof
Koka me dhemb shum
Trupi me eshte renduar
Vuajtje,a ke fund?

Nje rreze dielli kerkoj
Athua gjendet kund per mua
Apo edhe dielli e hena
Me mua jane hidherua!?

Pse nuk jame e fort
Si shkembi i kalas
T'i harroj te gjitha
S'e keshtu dua me plas!



Edituar për herë të fundit nga e panjohura në 17/6/2012, 00:00, edituar 1 herë gjithsej

103E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 16/6/2012, 18:41

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
-----Dhëmbje-Mikja ime!------


U bëra mike me dhëmbjen
Kurr nuk më tradhëtoj
Ju betova pasi është besnike
Kurr s'do ta largoj!

Më mban në duart e saj
Gjithmonë pran e shterngoj
Edhe atëherë kur qaj
Edhe ndojherë kur,,këndoj''!

Nuk ju merzita e përlotur
As në gjum nuk më le vet
Pra dhëmbja ime është
Një mike e vërtet!

104E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 17/6/2012, 00:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
e panjohur, nuk i kam lexuar te gjitha poezit qe ti ke postuar ktu ne forum, po kto qe kam lexuar deri tani kan qen vertet shum shum te bukura respekt

https://kuqezi.albanianforum.net/

105E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 17/6/2012, 00:14

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
$EB@$TJ@N shkruajti:e panjohur, nuk i kam lexuar te gjitha poezit qe ti ke postuar ktu ne forum, po kto qe kam lexuar deri tani kan qen vertet shum shum te bukura respekt
Flm.Sebastjan,ndoshta keto me teper jane poezi-ditar qe pothuajse gadi te gjitha jane perjetimet e mia.Persh.

106E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 23/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nese.....

Nese me shef te perlotur
Mos u cudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!

Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!

Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
poezi e jotja esht

107E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 23/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E ndjeva!

E ndjeva nje dhembje ne zemer
Me rreshqiten ca lot pa prit
Mu duk nje ze i embel nga larg
Me thrriste zemer e shpirt!

Nuk ishte thirrje per mua
Ishte nje imagjinat
Kujt do ti bije ndermend
Te me thrras ne kete nate

Edhe po te me thrriste zeri
Pergjigjeje nuk do kete
Jam e lodhur nga dhembja
Fjala ne fyt do me mbet!

108E panjohura - poezi/prozë - Faqe 4 Empty Re: E panjohura - poezi/prozë 23/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!

Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!

Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 4 e 4]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons