Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 4]


1E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 Empty E panjohura - poezi/prozë 1/6/2012, 10:38

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
First topic message reminder :

E pash të arsyeshme ta hap këtë temë
edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin
tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Jetime!

Me nostalgji e ruaj
Nje mall ne zemren time
Atehere isha me prind
S'me quanin Jetime!

Atehere isha e lumtur
Isha plot me jete
Tani me quajn jetime
Lumturia humbi, u tret!

Mendoja kur te rritem
Do mbetem me at lumturi
Te gjithe qe i dashta me iken
Mbeta vetem te mbaj zi!

Lotin e kam shok
Vetmin e kam mike
Asgje s'me mbeti ne jete
Te gjitha mi morre dhe ike!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
E felliqur eshte kjo bote!

Me mire te rrij symbyllur
Mos t'shof asgje mbi kete toke
Cdo gje eshte e hidhur
E felliqur eshte kjo bote!

As gojen nuk do e hapi
Te mbyllur do ta mbaj per mot
Gabim me thon po flet
E felliqur eshte kjo bote

As veshet nuk do ti hapi
Me mire mos te degjoj kot
Asgje e mire nuk degjohet
E flliqur eshte kjo bote!

Me mire sy,vesh e hund mbyllur
Keshtu po u jetohka sot
Me mire te rrij e mbyllur
E flliqur eshte kjo bote!

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
super fare kto poezit qe ke ber tani, sidomos kto me pelqyen me shum... Bravo

e panjohura shkruajti:Dhembje!


Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!

Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!

Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!

e panjohura shkruajti:Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ia mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!

e panjohura shkruajti:Jetime!

Me nostalgji e ruaj
Nje mall ne zemren time
Atehere isha me prind
S'me quanin Jetime!

Atehere isha e lumtur
Isha plot me jete
Tani me quajn jetime
Lumturia humbi, u tret!

Mendoja kur te rritem
Do mbetem me at lumturi
Te gjithe qe i dashta me iken
Mbeta vetem te mbaj zi!

Lotin e kam shok
Vetmin e kam mike
Asgje s'me mbeti ne jete
Te gjitha mi morre dhe ike!

e panjohura shkruajti:E felliqur eshte kjo bote!

Me mire te rrij symbyllur
Mos t'shof asgje mbi kete toke
Cdo gje eshte e hidhur
E felliqur eshte kjo bote!

As gojen nuk do e hapi
Te mbyllur do ta mbaj per mot
Gabim me thon po flet
E felliqur eshte kjo bote

As veshet nuk do ti hapi
Me mire mos te degjoj kot
Asgje e mire nuk degjohet
E flliqur eshte kjo bote!

Me mire sy,vesh e hund mbyllur
Keshtu po u jetohka sot
Me mire te rrij e mbyllur
E flliqur eshte kjo bote!

https://kuqezi.albanianforum.net/

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Flm.Sebastjan,nuk e bera copy nofken po e shkrova keshtu si me erdhi me leht...E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 1416650876

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
cilen nofk mi?

https://kuqezi.albanianforum.net/

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
$EB@$TJ@N ....Hahaha kete me keta ,,dollaret''

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Dashuri e shenjt...


Dashuri e shenjt ishte dashuria ime
E kultivoja me tere qenjen qe kisha
Athua nga qe e teprova shum me iku
Me la vetem me vuajtje e kujtime!

Viktim e gjalle mbeta ne kete bote
Si nje lule e pa ujitur kurr
E shoqeruar me ca fotografi te zbehura
Mendoj per kohen e lumtur, qe kishim dikur

Ah moj dashuri..ti mjalt e hidhur
E shef qe edhe shkronjat me ngatrrohen
E duart prap shkruajn duke u dridhur
Zemer e shqetesuar,vuajtjet shum te lodhen!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Zhgënjimi..

E zhgënjyer erdha në këtë botë
Ashtu si ditën kur linda e përlotur
Mbeta si atëherë edhe sot
E zhgënjyer dhe e vuajtur!

Pak kohe jetova e lumtur
Me pak hare e gëzim
Kjo jetë që tani e jetoj
Është vetëm një zhgënjim!

E zhgënjyer nga dashuria
Që më iku nga kjo botë
E zhgënjyer nga vuajtjet e mia
Po humbi miq e shokë!

E sëmurë jam më besoni
Nga sëmundja që nuk ka shërim
E kjo sëmundje është jeta ime
Që ishte vetëm nje zhgënjim!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
PËR TY BABI

Të shkruaj sonte Babi
Nesër do të vij tek varri
Të tregoj se bija jote
Është e djegur nga malli!

E di që s'të vjen mirë
E di që ndryshe më mësove
E di që jam gabim
Po ndryshe s'mund të veproj!

Besën që ta dhash
E mbaj, nuk e shkeli kurrë
Se gjithmon më thoje
Ti je e fort, sii t'ishe burrë

Nganjëherë Babi
Kur biej në gjumë
Në ëndërr më vjen Ti
Më thua me zë të ëmbël
,,Bijë të dashta shumë"

Tash të lutem Babi
Mos më duaj mua
Duaje mbesën ,afroje
Në vend meje, ledhatoje!!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
BABI, JAM PËRMALLUAR

Jam përmalluar shumë
Të kërkoj me mallëngjim
Të thërras me zë të shterrur
Tek Ti kërkoj strehim!

Më merr Babi atje
Dua të të kam pran
Dua të qaj në prehër
Se shumë vuajtje kam!

Asgjë nuk shof me sy
Më janë errësuar
Vetëm këto duar të zgjatura
Më mbetën duke të kërkuar!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
BABI

Babi, më dhemb koka
Nga Ti ndihm kërkoj
N'ëndërr puthma ballin
Ndoshta do më kaloj!

Kërkoj të pamundurën
Por të lutem shumë
Kur unë t'i mbylli sytë
Eja më puth në gjumë

Buzët tua BABI
Do më freskonin ballin
Do m'i ndalin dhembjet
Do ma shuanin mallin!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
MË THUAJ!

MË thuaj shpirti im
A ndjeve këaqësi
Kur isha aq afër
Të vija tek Ti!

Athua u lute zemër
Që toka mos t'më pranoj
Pasi më ktheu në jetë
Dhe prap duhet të jetoj?

Pse s'më doni pran
Ti dhe engjellusha ime?
Pse më leni kështu?
Pa Ju jam jetime!

E Ti o babi im
A s'ke mall si unë?
A e di or Burrë
Se të deshta shum?!

Ti nënlokja ime
E di që pran s'më don
Gjithmon më ke thënë
Se jeta vazhdon!

Po vazhdon moj Nënë
Po a jetoj unë?
Ju më ikët të gjithë
Që Ju desha aq shumë!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
NGA QYTETI I NDARË

ShiKoj me përmallim
Atje lartë kalaja
Me shumë xhelozi
E mban një kujtim!

Në një gur të lartë
Ka dy shkronja të shkruar
A thua qëndrojnë ende
Apo janë të demtuar?

Po te isha zog
Atje të fluturoj
Vetëm një minut
Shkronjat t'i përqafoj!

Me krahët e lehtë
Pluhurin t'jua fshi
Ato ishin shkronja
Që i shkruam UNË DHE TI!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
???

A të mbushi një gotë raki
Apo t'i mbushi dy
Njërën ta pi gjerë në fund
Tjetrën me lot ta përzi!

A të ulem mu në skaj të detit
Me dy gota të mbushura plot
Njerën të mbushur raki
Tjetrën të mbushur me lot!

A të shkoj në rrëzë të malit
Me një shishe të mbushur plot
Të pi për Ty e për vete
Se ndihem e mërzitur sot!

O qiell i kthjellët si loti
O diell qe fare s'më ngroh
A thua do t'ia dal me jetën
E ATË më mos ta shoh?

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
FJALA JOTE E FUNDIT
-----------------

Për femiun ishe fëmi
Për të riun ishe i ri
Për plakun ishe plak
Ah, sikur të ngjaja pak

Erdha tek varri Yt
Me sy mbushur lot
Të pyeta për atë që më mundon
Por Ti nuk më përgjigjesh dot

Më ka humb rruga Babi
A thua nga mallëngjimi
Tani nuk di as vet
Ku është fundi e as fillimi

Mendoj në vete si e marr
Ah, sikur të isha gurë varri
Të qëndroj te koka jote
E vdekur për së gjalli

I dashur Babi!!!!!
Të gjithë shkruajnë
Për Nena
Prozë e poezi
E unë këtë që shkruaj
Ta kushtoj vetem Ty

Te deshta për së gjalli
Të dua edhe në varr
Për fjalët që i shkrova
Të lutem ma bënë hallall

Kujt t'i ankohem babi
Për atë që më mundon
Të gjithë ma kthyen shpindën
Askush s'më dëgjon

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
EH BABI


Mos mendo që të harrova
Se nuk shkruaj për Ty
Kam dhembje o Babi
Kam shumë lot në sy!

Më mungon ai prehër i Yti
Ku kokën kam mbështet
Kur qaja për të kaluarën
E kisha shumë më lehtë!

Ai zë i Yti i ëmbël më mungon
Këshillat që i degjoja çdo ditë
Bijë bëhu e fortë më thoje
Nuk ia vlen me u mërzit!

Nuk jam e dëgjueshme o Babi
Askënd nuk po e dëgjoj
Shpesh nga vuajtjet që kam në zemër
Edhe miqt e mi i injoroj!

Injorante nuk isha kurrë
Si duket nga dhembja e fitova
Nuk po mundem te pajtohem
Me humbjet që përjetova!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
............
As pranverë nuk shoh si dikur
Verën s'e dua fare
Të gjitha më janë bërë njejt
Në këtë botë gënjeshtare!

Me sy të përlotur më le
Me sy të përlotur mbeta
E përlotur do vij tek ti
Kështu e paska jeta!

Kur tek Ti të vij babi im
S'do të kam më mëkate
S'do të kem as lot në sy
Të gjitha do t'i shly!

Do ta vej kokën tek Ti
Do të kërkoj të më falësh
Për lotë që derdha pa nda
Tani Ti do m'i ndalësh!

Prap do të jemi bashkë
Flokun do ma përkdhel si dikur
Të betohem Babi im
Lotin s'do ma shohesh kurrë!

Edhe dhembje tjera
Me Ty do t'i kaloj pa lot
S'do t'i permendi fare
Vuajtjet që pata n' këtë botë!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
E ti i dashur??
---------------------
Athua ike me qëllim
Ani qe të dashta aq shum
Apo vdekja të rrëmbeu
Dhe të ndau me dhunë!

Pse nuk më berë një vend?
Atu afër tek Ti të vij
Të jetojm të bashkuar
Atje nën tok vetëm unë dhe TI!

Edhe pse s'jam atje
E vdekur jam në këtë botë
Nuk ka asnjë ndryshim
Vetëm që jam mbi tokë!

Nuk besoja kurr për jetë
Se do të ikësh nga unë
Ani që shum mirë e dije
Që u dashtëm aq shum!

Vdekje e mallkuar
Pse na ndave në rini
A nuk të erdhi keq
Që ishte shum i ri!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Pse-nuk e dij??

Nuk dij pse te dashta aq shum
Nuk besova se keshtu mbaron
Ti nen toke te zeze po prehesh
E jeta per mua vazhdon!

Nuk me shkonte mendja kurr
Se do te ndahemi per jete
Mendoja qe ata qe duhen
Do jetojn gjithmon te qete!

Ti gjete qetesin tende
Po ku mbeta une moj zemer
E vrar thell ne shpirt mbeta
Gjithmon duke te thirre ne emer

As loti nuk me ndalet kurr
As fat tjeter nuk kerkova
Nese ndojhere me shkon buza ne gaz
Mos mendo qe te harrova!

Tek varrezat e beje pushimin
Ulem tek koka jote lotoj
Qaj per fatin tend dhe timin
Athua edhe sa do te vazhdoj?

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
S'po mundem

Kaluan disa ditë pa shkruar
Doja ndryshe të shkruaj
S'po mund të ndryshoj
Pasi me shpirt vuaj!

Të gjithë ikën në pushime
Unë me Ju kam mbet
S'doja të ju lë vetëm
Nuk do ndihesha e qet!

Ju pushoni nën dhe
Unë mbi tokë me lot
Si atë ditë që ikët
Ndihem edhe sot!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
DIKUR!


Dikur isha e lumtur lozonjare
Dikur isha plot jetë e gëzime
Dikur isha një fëmi fatëlum
Dikur kisha nënë e babë
Dikur i kisha ata që i doja shumë
Kjo ishte jeta ime
Nuk më quanin JETIME!

Tani u rrita
Nuk kam më lumturi
Nuk jam ajo vajzë lozonjare
Nuk kam shkëlqim në sy
Nuk kam në goje buzëqeshje
Të gjitha më shkuan me Ty!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Mos!
Mos vuaj per mua
Une nuk egzistoj
Jam vetem nje hije
qe dij te lotoj

Ne rruge pakthim kur te nisem
Me harro qe isha dikun
Mos qaj per mua te lutem
Isha e vuajtur shum

Harrova te dashuroj
Harrova si jetohet
Por kurr ne jete nuk mesova
Dikush si te tradhetohet

E rend eshte vdekja
Me e rende eshte tradhetija
Nese Ti u mundove
Te vrafshin netet e mija!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Nuk mashtrova kurr...

Edhe une jam njeri sikur Ti
Edhe une kam zemer e jo guri
Edhe qe jam vetem nje femer
Une kam nje bese Burri---(me dy RR)

Te pabes nuk pata as fis as fare
Ball hapur kokelart jetova
Shume qka nga te paret trashegova
Kurr nuk genjeva
Kurr nuk mashtrova!

Nuk trembem nga askush ne bote
Perveq nga Ai qe me krijoj
Me zemer te paster si loti jetova
Keshtu do mbetem gjersa ket bote ta leshoj!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
NESE

NESE NJE DITE ME THUA SHKO!
MOS ME KERKO ME KURR
EDHE UNE KAM NJE ORGAN NE TRUP
QE QUHET ZEMER E JO GUR!

NESE DON TE ME LENDOSH
MOS ME KERKO PER JETE
E LENDUAR JAM QE MOTI
SHERIM NUK MUNDEM ME GJETE

NESE LOTI ME RRJEDH MBI FYTYRE
MOS KERKO T'MA LARGOSH
U MESOVA TE JETOJ N'KETE MENYRE
NGA SOT JE I LIRE TE SHKOSH

NESE KAM GABUAR ME TY
DUA TE KERKOJ FALJE
NE TUNELIN E ERRET QE U FUTA
GJETA HYRJE PA DALJE!

NGA TI S'KERKOVA ASGJE
AS TI MOS KERKO NGA UNE
PLAGA ME PLAGE NUK SHEROHET
VETEM ZGJEROHET ME SHUM!!

Blerina

Blerina
Princeshe
Princeshe
shum te bukura kto, me kan pelqyer tejmase disa

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Blerina shkruajti:shum te bukura kto, me kan pelqyer tejmase disa
Flm.Blerina..Ju pershendes.. E panjohura - poezi/prozë - Faqe 2 427059701

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
NESE NJE DITE ME THUA SHKO!
MOS ME KERKO ME KURR
EDHE UNE KAM NJE ORGAN NE TRUP
QE QUHET ZEMER E JO GUR!


Shume, shume e fuqishme kjo.

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Ylli shkruajti:
NESE NJE DITE ME THUA SHKO!
MOS ME KERKO ME KURR
EDHE UNE KAM NJE ORGAN NE TRUP
QE QUHET ZEMER E JO GUR!


Shume, shume e fuqishme kjo.
Edhe une jame e fuqishme Ylli....Flm.i nderuar!

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Peshku i arte!

Ne breg te lumit e ulur
E tretur ne mendime
Nje peshk doli nga uji
Me pyeti per deshiren time

Me thuaj moj e perlotur
A mund te te ndihnoj
Une jam peshku i arte
Deshirat do ti plotesoj

Fshiva lotin nga syri
Fillova ta kerkoj
Nuk pash as peshk as njeri
Qe me mua bisedoj

Eh po te eshte e vertet
Deshirat peshku t'mi plotesoj
Do zija peshqit e botes
Deshiren te ma realizoj

e panjohura

e panjohura
Princeshe
Princeshe
Permallimi!
---------------------
Jo une nuk e urrej largesin!E urrej vdekjen!Largesija mund te ofrohet nese vetem pak i mundohesh.E cka te beje une si ta kthej at qe me nuk eshte?Kot permallohem,kot e therras,nuk me degjon!Pse nuk me zgjodhe mua,po vdekjen?Gjithmon i kthehem kesaj pyetje,edhe pse e dij qe pergjigjeje sdo kem kurr.Sot nuk do te doja fare te mendoj qe je i vdekur,po nuk po mundem,dicka ne mua sot eshte zgjua dhe ne cdo kend me duket qe te shof,po kursesi te besoj qe me nuk je!Pse,pse o shpirt me ike?
Mora nje laps ne dore dhe nje leter,per cudi vetem emrin tend e shkruaja asgje tjeter nuk me shkonte dora te shkruaj.I lash te gjitha dhe erdha zemer tek ti se bashku me gjithe letren,thuase do ta shohesh!U ula atu pran veshtroja fotografin tende dhe mu duk qe me thoje"Pse shpirt me rendon?E si te beje moj zemer kur ti ike dhe me vete more te gjitha,asgje nuk me le!Sa shum e gjelozova at gur mbi varrin tend,ato lule qe ishin siper varrit i gjelozova,por edhe ju kisha lakmi qe gjithmon ishin me Ty!E une here pas here te vij por nuk me mjafton!Ndoshta nuk mund te qendroj aq gjate zemer,por te betohem qe kurr nuk do te ndaloj deri sa edhe une ti mbylli syt dhe ta mbylli kete kapitull te ,,jetes'sime''!Shum te dashta zemer!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 4]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons