- Derisa web faqet e klonuara nuk janë një gjë e re në Uzbekistan, tentimi i fundit për të krijuar një rrjet social në këtë vend, ua kalon të gjitha klonimeve të mëhershme.
Ngjashmëria e Youface.uz me Facebook-un nuk ndalet vetëm te faqja mirëseardhëse, por vazhdon edhe në brendësi.
Themeluesi i kësaj faqeje, që e dha emrin e tij si Ajub Abdullah, gjatë një bisede në internet me Radion Evropa e Lirë të Uzbekistanit, pranon se në “shikim të parë” faqja e tij mund të duket si rrjeti më i madh social në botë, por thotë se është bërë për të bërë më të lehtë ardhjen e njerëzve. Ai shton se kur kjo faqe do të mbledh më shumë anëtarë, “do t’i ndryshohet pamja”.
I lëshuar më 21 maj, Youface ka vetëm 300 anëtarë. Por, Abdullah, që thotë se është 22 vjeçar dhe nuk donte të jepte intervistë, ka shpresa të mëdha për web faqen e tij.
Ai thotë se qëllimi i Youface është “ta zhvillojë sensin patriotik te rinia”. Ai, po ashtu thotë se rrjeti ka për qëllim promovimin e internetit në mesin e të rinjve uzbekë, dhe në “lehtësimin e gjetjes së materialeve dhe informatave në internet”.
Sidoqoftë, kur REL e Uzbekistanit tentoi të postojë materiale nga web faqja e saj, ato u fshinë me shpejtësi.
Derisa Uzbekistani i bllokon web faqet e shumë mediave të pavarura të huaja, (REL e Uzbekistanit ndër to), shumicës së rrjeteve sociale u lejohet publikimi i tyre, me përjashtim të blog platformës ruse LiveJournal dhe Wikipedias.
Por, pas rolit që media sociale pati në Pranverën Arabe, si dhe në organizimin e protestave opozitare në Bjellorusi dhe Rusi, “media sociale” është bërë si një fjalë e ndyrë në mediat shtetërore në Uzbekistan.
Nuk është shumë çudi, nëse vjen dita kur rrjetet e huaja sociale do të bllokohet dhe faqet lokale mund të jenë opsioni i vetëm për përdoruesit e internetit në Uzbekistan, numri i të cilëve është rritur në vitet e fundit, për pothuajse 8 milionë, nga një popullsi prej 28 milionësh.
Është e mundshme që Abdullahu i Youface-it të kalojë nëpër shumë vështirësi, për të promovuar rrjetin e tij social si "të pastër" përveç se "patriotik", raporton .
Kjo situatë me internet ende nuk është si në Kinë apo Iran, por nuk është për t’u çuditur nëse në një të ardhme të afërt, përdoruesit e internetit në Uzbekistan, do të jenë edhe më të kufizuar në kërkimet e tyre në internet//infosot/kekompjuter