Nëse nuk e keni provuar akoma “Opera”-n po ju sjellim 5 arsye të forta për ta provuar...
“Opera” është një nga motorët më të vjetër të kërkimit, i cili qëndron akoma në këmbë. Por, motori i kërkimit nuk njihet shumë nga përdoruesit. Për këtë arsye “Opera” shihet si ndjekëse e “Internet Explorer”, “Firefox” dhe “Chrome” në tregun e shitjes. Por “Opera” mund të meritojë edhe më shumë. Ja 5 arsye të paktën për ta provuar një herë “Opera”-n.
Mbështet standardin
Në mesin e skanerëve si “Chrome”, “Firefox” dhe të tjerëve, “Opera” gjithnjë ka qenë një skaner i lidhur 100 % me standardet. Megjithëse “Firefox” mbështet 100 % standardet ai nuk arrin ta realizojë këtë mbështetje (le të kujtojmë se ka marre 93/100 pikë nga Acid 3.) Ndërsa “Chrome” krahas mbështetjes së standardeve zhvillon dhe standarde të reja jo prezente tek motorët e tjerë si SPDY.
Megjithëse “Opera” mund të duket e ngadaltë në mbështetjen e standardeve, duhet të themi se është korrekte në zbatimin e tyre.
Risi
“Opera” ka firmën e shumë risive gjatë viteve të fundit. Ajo prezantoi para përdoruesve veçori të rëndësishme si postë elektronike të brendshme nga “Unite” dhe “Opera Turbo”-n.
Shpejtësi
Megjithëse sot “Chrome” mund të jetë kampioni i testeve të shpejtësisë, edhe “Opera” nuk ngelet shumë mbrapa. Gjatë kohëve të fundit skaneri i shpejtë “Opera” është shndërruar në një rival serioz pas kontrollimit të motorit “Javascript” dhe “rendering”. Krahas kësaj në një periudhë ku numërohen dhe të mijtat e sekondës, ju ndoshta nuk mund ta ndjeni shpejtësinë e një skaneri web edhe nëse e dyfishon atë.
Privatizimi
Privatizimi gjithnjë ka qenë një nga fushat më prioritare të “Firefox”-it. Por, me gjendjen e sotme “Opera” mund ta kalojë shumë lehtë “Firefox”-in me anë të veçorive të privatizimit. Ju mund ta shndërroni atë në gjendjen e dëshiruar duke ndryshuar opsionet ekzistente të “Opera”-s.
Siguria
“Opera” zotëron një fame të madhe në fushën e sigurisë. Por krahas emrit të mirë në fushën e sigurisë nuk mungojnë dhe sulmet kundër saj.