Fundi i botes do te vije nga nentoka amerikane?
Shperthimi i nje “supervullkani”, nje fenomen natyror ne gjendje qe te shfarose qyteterimin nga faqja e planetit, eshte nje ngjarje qe ndodh shume me shpesh nga sa mendohet.
Ndersa nje meteor si ai qe besohet se i dha fund jetes se dinosaurve godet planetin mesatarisht nje here ne 70 mije vjet, vullkane gjigante ndodhin nje here ne disa mijera vjet, por nje shperthim i tille mund te formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojne studimet e reja.
Lajmi i keq per te gjithe eshte se shkencetaret besojne se nje vullkan tejet i fuqishem eshte duke u formuar nen parkun kombetar te “Yellowstone” ne SHBA.
Nese parashikimet dalin te verteta, dy te tretat e SHBA-se do te mbuloheshin nga pluhuri dhe do te beheshin te pabanueshme, ndersa epoka e akullnajave do te rikthehej si pasoje e ftohjes drastike qe do te shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, qe do te pengojne driten e diellit.
Ne te shkuaren, shkencetaret besonin se grumbullimi i magmes dhe formimi i presionit per shperthimin e saj kerkonte 100-200 mije vite per t’u formuar.
Megjithate, studimet e reja tregojne se koha e nevojshme per shperthimin mund te jete shume e shkurter nga sa besohej dhe qe prej vitit 2004, nje mase llave po rritet me shpejtesi rekord dhjete kilometra nen token e “Yellowstone”.
Lajmi i ka ridhene jete teorive se fundi i botes eshte i afert, midis te cilave edhe teorive se ai mund te ndodhe ne 21 dhjetor 2012, sipas nje date te dhene nga nje kalendar i fiseve antike maja per fundin e qyteterimit dhe i portretizuar ne film ne nje prej veprave me te suksesshme te Hollivudit (filmi “2012”).