Energjia do na vijë nga Hëna
Mund të tingëllojë më shumë si një fantazi shkencore se sa një projekt i realizueshëm, por një kompani japoneze e energjisë zbuloi projektin e saj për të siguruar energji alternative miqësore me mjedisin.
Sipas “Shimizu Corporation” në të ardhmen, energjia duhet të vijë nga Hëna. Kështu të paktën pretendohet në projekti-idenë “Lunar Ring”. Projekti parashikon mbulimin e 11 mijë kilometrave ekuatorialë të Hënës me panele diellorë, gjërësia e të cilëve duhet të jetë 400 kilometra.
Panelet do të kapin energjinë diellorë në cdo kohë dhe në formën e mikrovalëvë apo rrezeve lazer, kjo energji do të transferohet në Tokë, ku e pret impianti që e konverton në energji elektrike që mund të përdoret gjërësisht në gjithë globin.
Sigurisht të thuash që ky projekt është ambicioz, kjo është shumë pak, por drejtuesit e “Shimizu Corporation” shprehen optimistë. Ata thonë se projekti është i realizueshëm edhe me kapacitetet teknologjike aktuale të njeriut dhe do të përcillte në Tokë 13 mijë terravat energji diellore të vazhdueshme, shto dhe avantazhet që do pasojnë duke nisur që nga ndalja e emëtimit të dioksidit të karbonit në atmosferë dhe ngrohja globale.
Përpjekjet për sigurimin e mjeteve alternative të energjisë në Japoni janë shumëfishuar që pas tërmetit të 2011 dhe tragjedisë në centralin bërthamor të Fukushimas. Vendi aziatik është lider në shfrytëzimin e energjisë bërthamore, por që prej rastit të Fukushimas, nga shumë kjo shihet si një thikë me dy presa, ndaj kërkojnë ta braktisin atë.
/ Top Channel