I virgjër 36 vjeç, por ka 16 fëmijë
Është 36 vjeç dhe asnjëherë nuk ka puthur një femër, por është babai i 16 fëmijëve. Trent Arsenault është donatori më pjellor i spermës në Kaliforni, dhe po përgatitet për një donacion të ri që mund të ndihmojë qindra familjeve.
Trent është një ekspert në teknologji dhe është përcaktuar si i pari «donorsessuale: individi i cili ka fëmijë biologjikë, pa pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Në fakt, Trent është i virgjër dhe është pjesë e një sërë rregullave që respektohen për të mbajtur spermën e tij sa më pjellore.
Abstenimi nga seksi parandalon përhapjen e sëmundjeve të mundshme, ndërsa i nënshtrohet sportit dhe një diete me arra. Trent shmang çdo marrëdhënie që mund të ketë implikime për detyrime dhe duket i vendosur për të vazhduar aktivitetet e tij si një dhurues, edhe pse shumë komunitete fetare e kanë përcaktuar atë për vite si një "mëkatar".