Nëntoka rezervon surpriza, në thellësinë prej 1.3 km zbulohet jetë
Deri pak kohë më parë shkencëtarët mendonin se vetëm bakteret dhe organizmat një qelizor mund të jetonin në thellësi të tillë, por me zbulimin e Mephisto Halicephalobus, ata ndryshuan mëndje.
Zbulohet jetë në një thellësi prej 1,3 kilometra në nën tokë. Ky zbulim u mundësua në thellësinë e minierave në Afrikën e Jugut. Kjo lloje jete e zbuluar aty, mund të mbijetojë në temperatura mbi 48 gradë Celsius – Kjo është temperatura e ujit që uazonë në të çarat e nën tokës në thellësi të tilla.
Në të vërtetë, zbulimi është i dyfishtë. Jo vetëm se një insekt (kafshë) jeton në një thellësi kaq të madhe dhe në një mjedis të tillë, por dhe se ky krimb ishte krejtësisht i panjohur më parë si lloj.
“U frikësova tmerrësisht kur pashë diçka të lëviz në atë thellësi”, tha mikrobiologu dr.Touliatos Onskot i i Princeton University. “Janë të vegjël dhe të zinj”, shtoi ai për krimbat dhe llojin e tyre të sapo zbuluar.
Siç rezultoi më vonë, krimbi i pagëzuar Mephisto, mund të jetojnë në kushte klimaterike me oksigjen shumë të ulët. Gjithashtu shkencëtarët besojnë se ky lloj krimbi ka jetuar një herë në tokë, në kohërat e parahistorisë, më pas ata u rrëmbyen nga rrymat e ujërave në kohë shumë të vështira të klimës që transformohej në ato periudha dhe kështu ata, përfunduan në të çarat e thellësisë së nën tokës.
Një shkencëtarë i grupit të zbulimit, raportoi se ky lloj krimbi mund të mbijetojë, edhe në kushte akoma më të vështira, si p.sh; nëse ai do të bllokohej në akull dhe po të dehidratohej ai përsëri do të mund të mbijetonte.