I qëndroi afër 87 orë, e fitoi BMW-në
Song Changjiang nga Kina ka fituar një BMW të re gjatë një gare të qëndrueshmërisë në të cilën morën pjesë 120 kandidatë.
Ai person i cili mban dorën në një pjesë të veturës më së gjati do të fitonte, raporton infoglobi. Kjo ishte sfida, të cilën Song e arriti ta fitonte pas 87 orëve!
Konkurrentët kishin mundësinë për pauza 15 minutëshe çdo katër orë. Pas plotë katër ditë dhe tri netë Song më në fund u shpall fitues i garës kur konkurrenti tjetër i mbetur u dorëzua.
"Fitova, por nuk ja vlejti!", tha Song, duke shtuar se, "Edhe nëse mbahen gara tjera për të fituar miliona nuk do të garoj më."