India ndalon seksin nën 18 vjeç, do quhet përdhunim...
ndia ka miratuar një ligj që ka ngjallur jashtëzakonisht shumë debate. Sipas ligjit të ri, është e ndaluar të bësh seks nën moshën 18 vjeçare. Në rast të kundërt, rrezikon 8 vjet burg ...për përdhunim. Nuk ka rëndësi nëse është seks mes dy adoleshentëve apo seks mes një të rrituri dhe një adoleshenti, sërish është e ndaluar me ligj. Në këtë mënyrë është rritur mosha e lejuar për seks me dy vite. Ndryshime të tjera kanë ndodhur në ligj, të cilat po ashtu kanë ngjallur debat. Deri më tani përdhunim quhej kur një mashkull fut penisin e tij në vaginën e një femre pa dëshirën e saj. Por me ligjin e ri do quhet përdhunim çdo penetrim me një objekt ose organ trupi, që futet në vrimën e një njeriu.
Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ligji do e kriminalizojë më shumë shoqërinë. Ata po ashtu i druhen një problemi më të madh. Në Indi ka shumë vajza të martuara nën moshën 18 vjeç. Po ashtu numri i vajzave shtatzëna në këtë moshë është rritur ndjeshëm. Zhvillimet e shpejta ekonomike kanë ndryshuar krejt panoramën e Indisë