Nje rast i ri i paraqitur ne “New England Journal of Medicine“, tregon se demet nga dielli mund te jene serioze. Gjate viteve, kryesisht ne kohen e plazhit rrezet mund ta shnderrojne lekuren ne rudha te thella duke i dhene nje pamje qe duket shume me e vjeter se mosha aktuale dhe shpesh nje rrezik me te larte per kancer lekure.
Cfare ndodhi me fytyren e ketij njeriu?
Ky njeri eshte nje 69 vjecar shofer kamioni, duke bere punen e tij ne timon per 28 vitet e fundit. Gjysma e fytyres se tij duket normale per moshen e tij, por per shkak se ai kaloi pjese te dites me diellin ne te majte te tij, per gati tre dekada, ana e majte e fytyres se tij duket shume me e vjeter.
Emri per gjendjen e tij eshte dermatoheliosis (plakje nga njera ane). Duke ngare kamionin me diellin nga njeri krah, ekspozuar ndaj rrezeve demtuese UVA, eshte njesoj si te ishte shtrire ne plazh i per ore te tera cdo dite. Edhe me dritare mbyllur rrezet UVA mund te depertojne xhamin nese nuk eshte i erret mjaftueshem per te mbrojtur pasagjeret brenda automjetit.
A na mbrojne xhamat e erret?
Ne krahasim me xhamat e tejdukshem, xhamat e erret na mbrojne nga rrezet UVA me 3.8 perqind me pak. Ngjyra me mbrojtese eshte gri, e cila lejon vetem 0.9 perqind te rrezeve te demshme UVA krahasuar me 62.8 perqind te rrezeve qe depertojne permes qelqit te tejdukshem.
Mbrohuni nga rrezet e demshme
Sipas statistikave te vitit 2010 ne Sh.B.A u diagnostifikuan 68,000 raste me melanoma dhe reth 8,700 humben jeten prej saj. Kanceri i lekures eshte vdekjeprures. Ka shume menyra per tu mbrojtur nga demtimi i rrezeve te diellit. Kujdes nga kremi kunder diellit. Sipas nje studimi vetem 25 perqind nga 800 produkte kunder rrezeve te diellit permbajne kimikate qe nuk jane te demshme. 25 perqind artikuj te tjere permbajne retinyl palmitate, nje forme e vitamines A e cila mund te rise rrezikun e kancerit te lekures prandaj eshte e rendesishme qe te lexohet etiketa e perberjes se tyre.