Nëse mendoni se Liz Taylor, meqë ishte martuar tetë herë i takonte të hynte në Gines, ja ku vjen sfiduesja më e mirë e saj. Linda Uolfe, një femër indiane është martuar plot 23 herë dhe sot është 68 vjeç.
Por edhe pse ajo është tashmë pjesë e librit Gines, është shprehur se është ende e gatshme të martohet dhe të shkojë kështu në martesën e saj të 24-të.
Hera e parë që ajo u martua ishte në vitin 1975, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Kjo ishte dhe martesa që asaj i ka zgjatur më shumë, plot shtatë vjet. Këtë martesë e kanë ndjekur 22 të tjera. Në jetën e saj Linda ka provuar të jetoj me bashkëshortë të profesioneve të ndryshme si: hidraulikë, muzikantë, banakierë, predikues dhe të pastrehë. Natyrisht që ka pasur edhe disa eksperienca negative. Dy prej bashkëshortëve të saj, këtë fakt ajo e ka zbuluar më vonë, ishin homoseksualë. Nëse martesa e parë e Lindës zgjati më shumë se 7 vjet, mendoni të imagjinoni sesa zgjati martesa më e shkurtër. “’36 orë, – rrëfen vet Linda – për shkak se nuk kishte dashuri, në këtë rast”. Linda gjithashtu ka edhe tetë fëmijë me meshkuj të ndryshëm. Por në jetën e saj ka provuar edhe të mbetet vejushë, si ndodhi me bashkëshortin e fundit Glynn Wolfe, i cili vdiq në moshën 88 vjeçare