Duke marre shkas nga termeti i fuqishem i para tre diteve,me magnitudë 8,9 ballë i shkallës qe u regjistrua përgjatë brigjeve verilindore të Japonise,i pasuar me deme katastrofale materiale dhe njerzore,po bejme nje vlersesim te termeteve te shekullit te fundit
Më poshtë vijojnë tërmetet më të fuqishme:
-- Gusht 1906: në Valparaiso (Kili): 20 000 të vdekur.
-- Dhjetor 1908: në Mesin (Siçili, Itali): nga 70 000 deri në 100 000 të vdekur.
-- Janar 1915: në Avezano (Itali): 29 980 të vdekur.
-- Dhjetor 1920: në Gansu (Kinë, verilindje): më shumë se 100 000 të vdekur.
-- Shtator 1923: në Yokohama, rajon i Tokios (Japoni): më shumë se 143 000 të vdekur apo të zhdukur, për shkak të zjarreve që u përhapën nga ndërtesat prej druri.
-- Maj 1927: në Nanchang (Jiangxi, jugu i Kinës): 200 000 të vdekur.
-- Dhjetor 1932: në Gansu (Kinë): 70 000 të vdekur.
-- Janar 1934: në Bihar (Indi): 10 700 të vdekur.
-- Maj 1935: në Kuetta (Indi): 50 000 të vdekur.
-- Janar 1939: në rajonin Chillan (Kili): 28 000 të vdekur.
-- Dhjetor 1939: në Erzincan (Turqi): nga 35 deri 40.000 të vdekur.
-- Shkurt 1960: në Agadir (Marok): 12 000 të vdekur.
-- Shtator 1962: në Qazvin (Iran): 12 000 të vdekur.
-- Gusht 1968: në verilidje të Iranit: 10 000 të vdekur.
-- Janar 1970: në Yunnan (në jug të Kinës): 10 000 të vdekur.
-- Maj 1970: në brigjet peruviane: 66 800 të vdekur.
-- Dhjetor 1972: në Managua (Nikaragua): rreth 10 000 të vdekur.
-- Maj 1974: në Sishuan dhe Yunnan (në jug të Kinës) : nga 10 000 deri në 20 000 të vdekur.
-- Shkurt 1976: në Guatemala: 26 000 të vdekur.
-- Korrik 1976: në Tangshan (Kinë): rreth 242 000 të vdekur sipas një bilanci zyrtar dhe të paktën 650 000 të vdekur, sipas ekspertëve perëndimorë.
-- Shtator 1978: në rajonin Tabass (në lindje të Iranit): 25 000 të vdekur.
-- Shtator 1985: në Meksiko (Meksikë): 5 000 të vdekur, nga 10 deri në 30 000 sipas një vlerësimi francez.
-- Dhjetor 1988: në Spitak (Armeni, URSS), qytet i shkatërruar krejtësisht: 25 000 të vdekur.
-- Qershor 1990: në veriperëndim të Iranit (provincë nga Ghilan dhe Zandjan): 37 000 të vdekur.
-- Gusht 1999: në Turqi (veriperëndim): të paktën 20 000 të vdekur.
-- Janar 2001: në Indi (Gujarat, perëndim), 25 000 të vdekur.
-- Dhjetor 2003: në Iran (juglindje): 31 000 të vdekur. Qyteti Bam shkatërrohet plotësisht.
-- Dhjetor 2004: një tërmet me magnitudë 9,1 ballë të shkallës Rihter godet brigjet Sumatra (Indonezi) shkakton një cunami gjigant që shkaktoi më shumë se 220 000 të vdekur në dhjetra vende të Azisë Juglindore.
-- Tetor 2005: të paktën 75 000 të vdekur në rajonin himalian të Kashemirit, në Pakistan dhe në Indi.
-- Maj 2008: në Kinë, kryesisht në provincën Sishuan (veriperëndim), rreth 87 000 të vdekur dhe të zhdukur.
-2010: Haiti: Një tërmet me magnitudë shtatë ballë të shkallës Rihter shkakton rreth 250 000 deri në 300 000 të vdekur dhe më shumë se 300 000 të plagosur.
-11 Mars 2011 :Termeti me shkalle te korigjuar 9.0 balle godet Japonine ,ende te pa evindentuara demet njerzore