Një mashkull shkoi në spital për gurë në veshka, por zbuloi se në fakt ishte femër.
I ka ndodhur kështu një fotografi amerikan, Steve Crecelius, që ka lindur me dy organet, por që kishte shfaqur prej kohësh anën e tij femërore.
Tani ai ka vendosur që të jetë femër dhe gjashtë fëmijët e tij e mbështesin diçka të tillë.
“Mbaj mend që kisha dëshirë të vishja rrobat e mamasë sime, të bëja tualet,” kujton ai.
Por 40 vjet më vonë e mori një përgjigje. Ai zbuloi se ishte interseks, ose ndryshe hermafrodit.
Ndërkohë që ai kishte një penis, analiza me ultrazë zbuloi se ai kishte organe seksuale femërore brenda.
Gruaja e tij po ashtu e mbështeti dhe i tha se ai duhet të flasë hapur për diçka të tillë. Madje ajo e shoqëroi që të blinte recipetat e para.
Interseksi është një gjendje kur dikush ka penis, por ka edhe tubat fallopianë dhe vezoret.