Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë
Ajo është ish- Miss Bota, një aktore e suksesshme në Bollivud dhe e martuar me djalin e një prej yjeve më të dashur në Indi.
Ajo është bërë e famshme në mbarë botën me filmin e Hollivudit “Grua dhe Paragjykim” dhe Julia Roberts thotë se ajo është vërtet gruaja më e bukur në botë.
Falë kësaj fame Aishwarya Rai Bachchan është bërë një nga femrat më të adhuruara në Indi e madje edhe në botë. Por kjo famë ka koston e saj.
Që prej lindjes së vajzës së saj nëntorin e shkuar, Aishwarya Rai thotë se nuk e ka me nxitim që të humbasë kilet që ka shtuar gjatë shtatzanisë.
“Dua ta shijoj këtë periudhë,” thotë 38 vjeçarja.
Por mediat dhe opinioni publik janë tërbuar. Ata duan me çdo kusht që ajo të duket sërish e bukur. “Është detyrimi që ke ndaj fansave që të rifitosh pamjen që kishe para shtatzanisë,” shkruan një media, e tërbuar me faktin se ajo është shëndoshur aq shumë sa i duken dy mjekra.
Të tjerë i thonë se duhet të mësojë nga yjet e tjerë si Victoria Beckham, të cilat pas shtatzanisë rikthehen në formë të shkëlqyer.
Kjo e gjitha ka nxitur një debat në vend, por edhe më tej për mënyrën se si e shohin femrën indianët. Një komentatore thotë se ajo është si perëndeshë, prandaj është ky debat.