Disa adoleshentë mundohen aq shumë të inkorporohen në shoqëri të re sa që janë të gatshëm të ndryshohen me themel vetëm që të pranohen në ekipin e popullarizuar. Kjo situatë na është mirë e njohur nga shumë filma për adoleshentë. Nuk është e çuditshme që dëshiron të kesh shokë, përkundrazi, por a është çmimi që duhet ta paguani për këtë gjë ndonjëherë shumë i lartë.
Presioni i shoqërisë shumicën i “gjunjëzon”
Disa shumë lehtë futen në shoqëri të re, por në qoftë se nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta me pjesën tjetër të grupit, ata duhet të përshtaten dhe ndonjëherë janë të nevojshme edhe ndryshime drastike, që nga imazhi, muzika që e dëgjojnë, deri te vendi ku dalin, sjellja dhe gjëra tjera që kanë qenë karakteristike për atë person. Presioni i shoqërisë di të jetë aq i fuqishëm sa shumica “gjunjëzohen”.
Për këtë nuk është e pazakontë që disa të ndryshojnë tërësisht që të përshtaten dhe të pranohen nga grupi i caktuar. Duhet ta kini parasysh që kjo fazë është kaluese dhe është tipike për moshën e adoleshencës dhe dihet që ndonjëherë është vështirë të jesh vetvetja, por duhet edhe ta dini se nuk duhet të ndryshoni vetëm për shkak të mendimit të shoqërisë.
Nëse mundohesh të jesh person i mirë, edhe përkundër kundërshtimeve dhe pengesave sigurisht që me kohë do të gjesh ata të cilët do të dinë ta dallojnë anën tuaj të mirë dhe të cilët do të të pranojnë ashtu si je. Por, nëse dikush dëshiron të duket dhe të dëgjojë diçka që për të tjerët është “pa lidhje”, kjo është zgjedhje plotësisht legjitime. Nuk ka asgjë të keqe që dikush dëshiron të jetë ndryshe.
Shijet janë të ndryshme
Përndryshe, shijet janë të ndryshme dhe po që se të gjithë do ta donim gjënë e njëjtë, a nuk do të ishte e mërzitshme? Shija muzikore e dikujt, apo shija për ndonjë gjë tjetër, flet shumë pak për të, apo për të si personalitet. Por, në shoqërinë tonë ekzistojnë disa stereotipe dhe gjeneralizime të pakuptimta, se njeriun e vlerësojnë sipas pamjes.
Njerëzit kurrë nuk duhet vlerësuar në bazë të asaj që veshin apo muzikën që e dëgjojnë. Përveç kësaj, shumë rokerë të famshëm, pjesëtarë të drejtimeve të caktuara muzikore, të cilët janë më së shpeshti të ekspozuar në gjykimet e shoqërisë dhe paragjykimeve të ndryshme, kanë edhe diploma të fakultetit sikur flokëgjati, kitaristi Brian May nga grupi “Queen”, Tom Morell nga “Rage Against The Machine” apo këngëtari i “pop-punk” grupit “Offspring Dextera Hollanda”.
Pasuria është në shumëllojshmëri, por njerëzit shpesh janë të prirë në përfundime sipërfaqësore. Këto mendime nuk mund t’i ndalojmë, por duhet t’i kujtojmë disa raste ekstreme të cilët për shkak të gjërave të këtilla, disa adoleshentëve u ka kushtuar me jetë.