SHBA: Vogëlushja 18 muajshe terroriste!
Në SHBA, në listën e atentatorëve të dyshuar ka përfunduar një vogëlushe vetëm 18 muajshe. Lajmi ka habitur të gjithë, por më tepër ka frikësuar prindërit e vogëlushes.
Pas operacioneve të kontrollit në aeroportin e “Fort Laudersale” në Florida, Riyanna dhe prindërit të saj, nuk janë lejuar nga njerëzit e sigurisë të ngjiten në aeroplan të drejtuar për në NewJersey, pasi emri i fëmijës shfaqej në listën e personave, që u ndalohej fluturimi.
Vetëm në një moment të dytë, ekuipazhi vërejti se e gjitha kishte qenë një gabim i kompjuterit.
Prindërit e fëmijës refuzuan të ngjiten në bordin e avionit, edhe pse kanë marrë ndjesën publike të dërguar nga ana e kompanisë.