Sinqerisht gjithmonë është thënë se të jesh vetvetja mundet që gjithçka të të kthehet në pozitive por kjo nuk vlen për karrierën tuaj. Të paktën këtë e nxjerr si konkluzion një studim i kryer sëfundi në raport me këtë çështje. Nëse ju e shfaqni karakterin tuaj real tek partneri ajo tek miqtë ka shumë mundësi që të jetoni më të lumtur sipas ekspertëve por diçka e tillë nuk funksionon tek mjedisi i punës.
Studimi i kryer ka patur një kampion prej 533 personash vullnetar të cilët u testuan për mënyrën se si i ndërtonin marrëdhëniet e pritshme. Rezultati tregoi se tendenca ishte që një person të tregohet vetvetja tek partneri, më pas tek miqtë dhe më tutje tek prindrit. Megjithatë kishte shumë pak gjasa që diçka të ndodhte në mjedisin e punës.
Dr. Oliver Robinson nga University of Greenwich në Londër thotë se “ju e dëgjoni shpesh të thuhet se sekreti i të qenit i lumtur është të jesh vetvetja ose të të shprehur real të asaj çka ndjeni por kjo nuk aplikohet në vendin e punës”.