Duke u arratisur për të shpëtuar nga vrasësi Breivik
Ishte një moment ku secili kërkonte të shpëtonte jetën. Dhe adoleshenti Marius Hoft ishte me fat, pasi arriti të strukej në këtë të çarë të një shkëmbi. Duke u ngjitur për aty, ai mendon...te se jetës së tij po i vinte fundi, kur dëgjonte se si shokët po vriteshin një e nga një nga vrasësi gjakftohtë, Anders Behring Breivik.
Bashkë me të në shkëmb u ngjit edhe shoku i tij më i ngushtë. Por për fat të keq këmba i rrëshqiti dhe ai vdiq.
Këto imazhe janë bërë publike për herë të parë, për të treguar tmerrin e asaj ditë në ishullin Utoya.
Duke dëshmuar në sallën e gjyqit, adoleshenti Hoft tregoi se si ishulli u kthye në një skenë horrori. Njerëzit në sallë nisën të qanin kur dëgjonin dëshminë e tij.
Ai thotë se që prej masakrës vuan nga pagjumësia dhe nuk është në gjendje as të punojë dhe as të mësojë.