Vrasësin Anders Breivik e qëllojnë me këpucë në gjyq
Vëllai i një prej personave të vrarë nga Anders Behring Breivik, ka hedhur një këpucë drejt tij, duke ndërprerë gjyqin që po zhvillohet në Oslo.
“Ti më vrave vëllain. Shkofsh në ferr,” ulëriti ai në sallën e gjyqit.
Këpuca nuk e goditi Breivik, por avokatin e tij.
Sipas BBC, incidenti solli disa duartrokitje në sallë. Madje njëri u dëgjua duke thënë: Bravo.
Personi që hodhi këpucën ishte një iraken, i quajtur Hayder Mustafa Qasim- i cili u shoqërua jashtë dhomës nga forcat e sigurisë.
Hedhja e këpucësh shihet si formë proteste dhe fyerje publike në shumë vende të botës.