Fizikantet kineze kane arritur te teleportojne fotonet mbi 97 kilometra duke perdorur metoda te fizikes kuantike.
Arritja eshte nje hap i rendesishem drejt nje sistemi shume te sigurte komunikumi qe do te jete imun ndaj pergjimit. Ekipi kishte arritur sukses edhe me pare ne vitin 2010 kur ata arriten te teleportojne nje foton mbi 16 km. “Teleportimi i sukseshem kuantik nepermjet ketyre kanaleve humbet ne kombinim me frekuencen e larte dhe me ane te nje saktesie te larte, te perdorur nga mjetet tona, tregojne mundesine e komunikimit satelitor bazuar ne teleportimin kuantik nepermjet distancave mjafte te gjata,” tha Juan Yin nga Universiteti i Shkences dhe Teknologjise ne Shangai, ne nje interviste per revisten shkencore “Technology Review“.
Ideja nuk eshte se nje objekt fizik eshte teleportuar por informacioni qe e pershkruan ate. Kjo pastaj mund te aplikohet per nje objekt te ngjashem ne nje vend te ri i cili ne fakt mer nje identitet te ri.