5 celularë që kanë shpëtuar njerëz nga vdekja
5. HTC Evo 3D
Smarfoni HTC Evo 3D nuk mundi ti rezistonte një rënie një metërshe në çimento, por kjo s’do të thotë se ky smartfonë nuk do të ndalonte një vrasje. Kur një stacion karburanti u tentua të vidheshe në Florida të SHBA-së, hajduti qëlloi nëpunësin e këtij karburanti me qëllim që t’a vriste atë, duke e qëlluar në kraharor.
Por për fat të mirë, nëpunësi ishte jashtë rrezikut për jetën falë celularit të tij smartfon që e kishte në xhep. Edhe pse nëpunësi i karburantit mbijetoi, celulari nuk mundi t’ia dilte mbanë.
Por ky nuk është incidenti i vetëm ku një smartfon HTC ka shpëtuar dikë. Në 2011-n, bateria e një celulari HTC Evo (një verzion më i vjetër se Evo 3D) ndaloi një plumb qorr që ishte shtënë në një klub nate në Atlanta të Gjeorgjisë (shtetit Amerikan, jo shtetit në Evropë).
4. BlackBerry
Tre vjet më parë, në 2010, kur BlackBerry-t ishin celularët më të preferuar, një grua u qëllua në këmbë aksidentalisht nga i dashuri i saj. Por pasojat ishin minimale falë celularit të saj BlackBerry që ajo kishte në xhep. Me të vërtetë një celular i fortë, duke konsideruar afërsinë që u qëllua gruaja.
3. Nokia
Kjo mund të mos jetë edhe aq e pabesueshme, sepse të gjithë e dimë që kur bie një celular Nokia 3310 “thyhet toka” . Dhe ja dy histori nga të cilat mund të ketë dalë edhe ky lajm rreth Nokias.
Historia e parë vjen nga Siria. Një person që po inçizonte incidentet në Siri u qëllua nga një plumb, mirëpo ishte pikërisht celulari Nokia X2 më të cilin ai po inçizonte që i shpëtoi atij jetën.
Historia e dytë vjen nga Jemeni, viti 2011. Nokia 5800 XpressMusic ndaloi një plumb qorr që do godiste një burrë në vendin ‘burrëror’. Pasi celulari Nokia ndaloi plumbin, personi në fjalë nuk u dëmtua.
2. iPhone
Kjo po që mund të na suprizojë. Apple ka emrin e keq për ndërtimin e pajisjeve ‘alla-made-in-china’, që nuk janë shumë të forta. Mirëpo kjo histori na tregon se e kemi gabim.
Në Shkurt të 2012-s, një celular iPhone ngadalësoi shpejtësinë e një plumbi, dhe bëri që plumbi të mos arrinte ‘destinacionin’ e tij, zemrën e një personi.
Një incident tjetër që përfshin pajsijet e Apple ndodhi në 2007-n, kur një iPod ndaloi një plumb që ishte drejtuar për një ushtar. Edhe pse ushtari në fjalë kishte jelek antiplumbi, iPod kreu një rol të rëndësishëm në këtë mes.
1. Razr
Rreth viteve 2006 – 2008, celularët më të preferuar ishin Motorola Razr, ‘pllakat e atëhershme’. Kur një fermer në Louisiana u godit nga një plumb qorr, ishte pikërisht një Motorola Razr që e shpëtoi atë, madje ai nuk ndjeu asgjë.