Greqi: Dënohet shqiptari që vidhte dhe përdhunonte 75-vjeçaret
Me 19 vjet burg u dënua një shqiptar në Greqi, i cili është arrestuar për vjedhje dhe përdhunime të grave të moshuara në Thesprotia.
Shqiptari 33-vjeçar hynte në shtëpitë e të moshuarave dhe pasi i qëllonte dhe i keqtrajtonte, i përdhunonte, u rrëmbente paratë dhe sendet me vlerë dhe zhdukej. Këtë histori e ka përsëritur me katër gra.
Katër viktimat e tij, të cilat i kishte vjedhur e përdhunuar, ishin mbi 75 vjeçe.