Gaddafi kishte një fiksim: të përdhunonte sa më shumë femra
Ai njihej si një njeri i pasionuar pas femrave, por detajet që po dalin tani në dritë janë shokuese. Mësohet se Muamar Gadafi, ish- lideri libian, ishte një përdhunues i pamëshirshëm. Një numër i madh femrash kanë rënë pre e tij.
Një dokumentar i RTL zbardh të vërtetat e frikshme. Kishte gra që kishin dëshirë ta takonin, por kur futeshin në zyrë apo në tendën e tij, ai i përdhunonte. Madje edhe truprojat e tij bukuroshe kanë rënë viktima të përdhunimit. Në reportazh shfaqen meshkuj që qajnë për shkak se u duhej të mbanin të fshehtë prej kohësh faktin që gratë ua kishte përdhunuar udhëheqësi. Edhe infermieret ukrainase të Gadafit kanë rënë pre e dhunës seksuale.
E megjithatë ai nuk ngopej. Me dhjetëra femra i vinin nga jashtë nga biznesmenë të ndryshëm si dhuratë. Po ashtu fiset i dërgonin rregullisht femra atij.