Për katër herë rresht brenda katër viteve është arrestuar 28-vjeçari Charles Marshall, pasi… ‘përdhunon’ arusha prej lodre. Më skandalozja është se këto veprime anormale i kryen në publik.
Marshall u arrestua pak ditë më parë, kur punonjësit e një klinike e panë të kryente veprime të turpshme me një arushë lodër, nga pas godinës së klinikës. Por kjo nuk është hera e parë, pasi në të shkuarën ai është arrestuar edhe tre herë të tjera në të shkuarën, por mesa duket s’ka vënë mend.
Hera e parë që u arrestua, ishte në shkurt të vitit 2010, kur disa dëshmitarë okularë e panë orekset e tij seksuale me një arushë.
Ndoqën arrestimet në nëntor 2010 dhe në gusht 2011, po me arushë, por këtë herë, para syve të fëmijëve të vegjël, të cilët nuk e kuptonin dot lojën e tij të turpshme.
Kjo është hera e katërt që Marshall do të përballet me drejtësinë, por mesa duket, po ecën në monopate të shkelura edhe më parë…