Doni ta dini se kush ju kërkon në internet?! Tani është e mundur
“BrandYourself”, është shërbimi që ua mundëson përdoruesve që të shohin se kush i kërkoi në internet, si dhe të kontrollojnë reputacionin e tyre. Me ndihmën e tij secili nga përdoruesit mund të përcaktojë cilat link-e do të paraqiten kur të shtypet emri i tyre në fushën për kërkim të shfletuesve të ndryshëm. Ky opsion tashmë është në dispozicion prej disa ditësh dhe përkrah kësaj, që përdoruesit mund të kontrollojnë kërkimin ata marrin edhe informacione kthesë, ku, kur dhe si i kanë kërkuar përdoruesit tjerë, qoftë nëpërmjet “Google-s”, apo ndonjë kërkuesi tjetër që është në dispozicion. Që të mund të shfrytëzoni këtë shërbim, është e nevojshme që të shkoni në faqen e tij, ku mund të arrini nëpërmjet e-mailit. Pas kësaj hapet faqja fillestare e këtij shërbimi nëpërmjet së cilët rregullohen link-et të cilat duhet të paraqiten kur të shtypni emrin tuaj. Deri tani ky shërbim i ka mbi 25.000 përdorues dhe është pa pagesë për përdorim, ndërsa për 10 dollarë në muaj fitoni edhe opsione shtesë.