Të gjithë jemi dëshmitarë të hovit që ka marrë teknologjia kohët e fundit. Ajo ka shkuar deri atje sa të influencojë në ëndrrat tona, për të na ndihmuar që ato të jenë sa më të bukura, shkruan G. Shqip.
Shkencëtarët kanë shpikur së fundmi një telefon të veçantë me anë të të cilit ata pretendojnë që të krijojnë për çdo person ëndrrën e tij të përsosur, duke luajtur një tingull që ndikon mendjen gjatë procesit të gjumit. Përdoruesit e këtij mjeti të teknologjisë më të fundit mund t’i zgjedhin vetë pjesët e tyre të ëndrrave nga fusha të ndryshme, p.sh, nga mjediset rurale, skena zënkash në rrugë, apo edhe aventurat dramatike të vendosura në hapësirë.
Ndërsa kjo mund të tingëllojë më tepër si fragment i shkëputur nga një film fantastiko-shkencor, profesor Richard Wiseman, i cili ndihmoi në zhvillimin e këtij programi, beson se ai mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga çrregullime gjumi apo depresioni.
Psikologu i Universitetit Hertfordshire planifikon të mbledhë mijëra të dhënat nga përdoruesit e këtyre aparateve të veçantë, si pjesë e një eksperimenti përfundimet e të cilit do të paraqiten për Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës, në Edinburg, për të zbuluar se sa e lehtë është të ndikosh në ëndrrat e njerëzve.
Programi i quajtur ‘Dream ON’ mund të shkarkohet nga përdoruesit e shumtë të telefonave iPhone në ditët e sotme.
Kështu, para se të shkojë në shtrat, përdoruesi zgjedh kohën që dëshiron të zgjohet dhe skenarin ideal për ëndrrën që kërkon të shohë. Pastaj ai e fut telefonin poshtë jastëkut - në një pozicion të tillë që të jetë në afërsi të kokës - dhe telefoni i veçantë përdor një sensor lëvizjeje për të zbuluar kur personi është duke ëndërruar.
Procesi i gjumit kalon në disa faza, por gjatë kohës në të cilën ne shohim ëndrra - truri paralizon trupin, kështu që ne nuk jemi në gjendje të veprojnë dhe ato që veprojnë janë ëndrrat tona. Programi ‘Dream ON’ pret deri në periudhën e fundit të gjumit, pak para kohë që ne kemi zgjedhur që në fillim për t’u zgjuar, dhe pastaj luan një tingull.
Pasi momenti i ëndrrës mbaron, telefoni e zgjon përdoruesin brenda një minute, në mënyrë që të rriten shanset e tij për të mbajtur mend ëndrrën e sapoparë. Ai regjistron ëndrrën dhe paraqet një përshkrim të saj në një bazë të dhënash online. Disa nga programet janë të dizajnuara në mënyrë që të inkurajojnë "ëndrra transparente”, ku personi është i vetëdijshëm se është duke ëndërruar dhe mund të ndikojë në atë se çfarë ndodh në ëndrrën e tij.